Si po rindahet “torta”?!

27/04/2015 12:41 PM 0 komente

elenovelat turke pushtojnë ekranet e disa televizioneve kryesore, duke “imponuar” një model të debatueshëm të zgjedhjes së programacionit në kërkim të një shikueshmërie më të lartë. Rezistenca e Top Channel bën që ky i fundit të humbë kryesimin e audiencës, ndonëse mbetet i pashqetësuar nga kjo lloj konkurrence…

 

Nga Ornela Liperi

 

Nuk është aspak e lehtë gara për audiencë në televizionet shqiptare. Veç “luftës” brenda llojit, që itundon shikuesit për të ndërruar sa më shpesh telekomandën, vitet e fundit duhet të përballojnë dhe teknologjinë, me internetin (smart phone, ipad) që po merr gjithnjë e më shumë kohën e shikuesve, qëdikur ishin më besnikë. Dhe e gjitha kjo, teksa reklamuesit po bëhen më ekonomiqarë, që po kërkojnë të shpenzojmë më pak, duke arritur njëkohësisht më shumë klientë potencialë.

Me të gjitha mënyrat, televizionet po përpiqen të kapin pjesën më të madhe të tortës së audiencës, që përkthehet (ndonëse jo gjithnjë) në më shumë të ardhura nga spotet publicitare.

Pasi u argëtuan vitet e fundit me shfaqje nga realiteti,shikuesit duket se i janë kthyer telenovelave, të cilat po arrijnë një nivel të lartë audience, sidomos ato turke.Një modë kjo qëështë përshtatur nga disa televizione (TV Klan, Vizion Plus, Albanian Screen) dhe ka rezultuar e suksesshme deri tani në tërheqjen e audiencës, ndonëse ka debate për modelin që ajo po imponon te shikuesit dhe faktin qëi ka “dembelosur” vetë televizionet nga prodhimet e tyre origjinale, ndërsa nuk ka të dhëna për eficiencën e reklamimit në këto programe.

“Monitor” publikon të dhënat e paraqitura nga kompania Telemetrix për audiencën e televizioneve kryesore në javën 6-12 prill 2015 (një javë normale, në një periudhë kur të gjithë televizionet kanë programacion të plotë) matur në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të funditnë këtë fushë, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale (për më shumë hollësi mbi metodologjinë dhe kompaninë shiko nëndarjet; metodologjia;Telemetrix SH.A; TiViMat).

 

Top Channel humb kryesimin, e merr TV Klan

I ka rezistuar “modës” së fundit për të zënë një pjesë të programacionit me telenovela turke dhe është përqendruar te prodhimet e veta, por kjo i ka kushtuar humbjen e kryesimit. Sipas Telemetrix, “3 kanalet TV që kanë arritur Rating[1] më të madh mesatar të javës (06/04-12/04/15) janë Klan TV (6.4%), Top Channel (4.7%) dhe Vizion+ (3.1%)”.Grafiku “Tre kanalet TV kryesore – Renditja sipas ‘rating’ mesatar (%)” prezanton mesataren e ‘Rating’ tëçdo minute tëçdo dite të javës në fjalë.

monitor 677.indd

Në një speciale të“Monitor” një vit më parë, për javën 31 mars-6 prill 2014, 3 kanalet TV që kanë arritur ‘Rating’më të madh mesatar të javës ishin Top Channel (5.5%), Klan TV (5.4%) dhe në pozicion të tretë me një diferencë jo të vogël, Vizion + (2.9%).

Këtë vit është TV Klan ai që ka marrë kryesimin, duke thelluar diferencën me Top Channel, ndërsa Vizion Plus vazhdon të ruajë vendin e tretë.

TV Klan që arrin të marrë një ‘Share’ prej 19.66% (përqindja e familjeve që e kanë ndjekur këtë televizion përgjatë javës) dhe Top Channel, pak më poshtë në 15%.

“Asnjë prej këtyre kanaleve TV nuk dominon gjatë 24 orëve të ditës, por dallohet qartë konkurrenca e tyre midis fashave të ndryshme kohore”, – pohon Ermal Çela, Drejtor Operacional i Telemetrix.

monitor 677.indd

 

Audienca në 24 orë

monitor 677.indd

 

Në mëngjes, Bashkim Hoxha nuk lëshon terren

Bashkim Hoxha, me emisionin “Koha për t’u zgjuar”, vijon të jetë zëri i parë që pjesa më e madhe e teleshikuesve preferojnë të dëgjojnë në mëngjes, me leximin e gazetave dhe “qarjen e halleve” tëqytetarëve.

Sipas matjeve të Telemetrix, nga ora 7:00 deri në 8:00 të mëngjesit, News 24, ku transmetohet prej disa vitesh emisioni i Bashkim Hoxhësmbetet kanali më i ndjekur, duke lënë pas edhe televizionet kryesore si Klan apo Top Channel.

“Wake Up” renditet i dyti pas News 24 deri në orën 8:00, kur e ndjekin kryesisht ata që preferojnë të informohen, teksa bëhen gati për të shkuar në punë.“Aldo Morning Show” i TV Klankalon i pari vetëm pas orës 8:00, kur me programin e tij argëtues arrin të marrë të gjithë vëmendjen e shtëpiakeve.

I katërti renditet programi i mëngjesit në Vizion Plus, ndërsa në vend të pestë këtë vit shfaqet ABC News, që ka lënë pas Agon Channel, që një vit më parë ishte programi i pestë më i ndjekur.

 

Mesditë me telenovela

Në fashën orare të mesditës (10:00-15:59), një periudhë pak e qetë për televizionet, ku audiencën kryesore e përbëjnë femrat shtëpiake, shikueshmërinë më të lartë e ka marrëTV Klan,me ritransmetimin e telenovelave, i ndjekur nga Top Channel dhe Vizion Plus.

Shikuesit nuk harrojnë të informohen me zhvillimet e ditës, duke pasur preferencëNews 24 dhe ABC News.

 

Pasditja, “Bidai” thyen rekorde

“Bidai”, një telenovelë indiane e një stili të veçantë, që transmetohet në TV Klan çdo ditë në orën 17:00, ka arritur një audiencë rekord në Shqipëri, duke u renditur nëprogramin më të ndjekur në javën në fjalë. Ajo kap një ‘rating’ mesatar prej 28.4%.

Klan vijon të ruajë kryesimin deri në orën 19:30 të mbrëmjes, ku telekomanda kalon te Top Channel për ndjekjen e lajmeve të mbrëmjes.

I dyti në segmentin kohor të pasdites është Top Channel, i ndjekur nga Vizion Plus. Sërish, lajmet ndiqen te News 24 dhe ABC News.

 

Në mbrëmje, kryeson sërish Klan

Nga ora 19:00 deri në orën 23:59, është TV Klanqë mban kryesimin gjatë ditëve të javës, duke fituar pikë nga transmetimi i telenovelave turke, me një diferencë të ngushtë me Top Channel, ndryshe nga java e prillit e vitit të kaluar, ku ishte Top Channel ai që dominonte. I treti ruan pozicionin e konsoliduar Vizion Plus, i ndjekur nga kanalet e lajmeve News 24 dhe ABC News.

Në oraret e vona shfaqet dhe “Digi Aksion”, kanali i filmave aksion në Digitalb.

 

[1]Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor; Burimi: Telemetrix

[2]AVT (Average Viewing Time) Koha mesatare e shpenzuar në një kanal televiziv, program apo eventi, gjatë një periudhe kohore të përcaktuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of