Shqipëria, sa burime financiare e logjistike ka për të përballuar fatkeqësitë natyrore, si rakordohen

26/11/2019 10:02 PM 0 komente
Foto EPA

Duke qenë një vend i varfër, Shqipëria ka kapacitete të kufizuara financiare dhe logjistike për të përballuar fatkeqësitë natyrore, të tilla si tërmetet e fundit.

Buxhetet për të përballuar emergjencat janë të shpërndara në disa institucione dhe nuk ka një fond kombëtar dedikuar për të tilla situata, në mënyrë që të përdoret menjëherë. Gjithashtu kamionët dhe mjetet e transportit numërohen me gishtat e dorës.

Është e natyrshme që një fatkeqësi e përmasave të tilla si tërmeti i 26 nëntorit kërkon angazhim më të madh, por vendi ynë edhe më parë ka shfaqur dobësi dhe mungesë përgatitje për të përballuar fatkeqësitë natyrore.

Në Shqipëri, kapacitetet reaguese ndaj situatave të emergjencës sigurohen nga institucione të ndryshme, midis të cilave, siç është përmendur tashmë, pjesa kryesore është kontribut i Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FASH).

Sipas Qendrës për Çështje Europiane dhe të Sigurisë, ato mund të grupohen në kategori të veçanta:

Evakuim:

-16 kamionë (500 veta/një rejs);

-17 helikopterë 63 (të vegjël, të mesëm, rreth 90 veta/rejs);

-rreth 65 motobarka të vogla

Strehim:

Tenda për 17 mijë njerëz (nga FASH) plus tenda të siguruara nga KKSH.

Evakuim mjekësor:

178 autoambulanca (nga MSH, të shpërndara në 36 qarqe, ku janë edhe

spitalet, 11 prej tyre në Tiranë) plus 12 autoambulanca nga FASH.

 

Ushqim:

pjekje – 2 njësi mobile (2,400 kg bukë/ditë);

gatim – 12 njësi mobile (3,000 racione/ditë)

plus 3 autokuzhina (900 racione/ditë).

 

Ujë i pijshëm:

7 autobote (total 67 ton) dhe 11 pompa (total 12m3/orë).

Pastrim uji: 2 njësi (6,000 litra/orë).

Higjienë personale:

2 njësi dushesh (200 veta/ditë, plus mjedise stacionare që mund të ngrihen jashtë zonës së prekur, 72 orë pas shpalljes emergjencës)

SAR (kërkim-shpëtim):

6 njësi 65 për situata tërmeti, përmbytje, zjarre; 2 helikopterë (nga FASH) për aksidente ajrore apo në det; 4 anije (nga FASH) për aksidente në det.

Mbrojtje/dezinfektim:

6 njësi/automjete (dedektim); 1 njësi (25 veta) për dezinfektim.

 

Hospitalizim:

1 spital fushor (50 shtretër nga FASH) plus 50% e kapaciteteve lokale spitalore (rreth 1,000 shtretër).

Transport:

90 kamionë (përfshi vetëshkarkuese, në total 600 ton/rejs) nga FASH.

Shuarje zjarri:

74 automjete zjarrfikëse (prej të cilave 12 në Tiranë) me personel të përgjithshëm, 738 veta (prej të cilëve 107 në Tiranë) plus 12 zjarrfikëse nga FASH.

Pastrim bore

13 njësi (total 650 m3) dhe 11 buldozerë me zinxhirë (total 350 m3).

Gjenerator energjie: 8 njësi (nga FASH, total 1400 KË).

Përtej shifrave, konkluzioni i nxjerrë nga specialistë të ndryshëm është që kapacitetet shqiptare për RRF&MC, nga aspekti sasior dhe cilësor janë joadekuate. Sidomos në disa fusha specifike si evakuimi mjekësor (autoambulanca) dhe automjete zjarrfikëse, Shqipëria është prapa në raport me vende të tjera evropiane, të krahasueshme me të nga përmasat dhe niveli i zhvillimit.

Kapacitete të tjera Pjesëmarrja e shoqërisë civile në emergjencat civile është e fokusuar kryesisht në komponentin e reagimit ndaj fatkeqësisë.

Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH), me rreth 90 mijë anëtarët e tij, me rreth 2,500 vullnetarë të trajnuar për operacione në rast fatkeqësish, është organizata më e madhe vullnetare në Shqipëri. Struktura e tij është organizuar në dy nivele: niveli qendror i cili menaxhon burimet kryesore njerëzore e materiale dhe niveli lokal (rrethi) ku, në shkallë vendi, janë ngritur 39 grupe vullnetare për emergjencat, secili me përbërje rreth 25-30 veta. KKSH ka krijuar kapacitete për të ndihmuar në rast emergjence 8,000 njerëz për 30 ditë. Në rastet kur kapacitetet e tij do të rezultojnë të pamjaftueshme, KKSH mund të lëshojë apel për ndihmë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq.

Aktivitetet e KKSH në rast emergjencash fokusohen në dhënien e ndihmës së parë, kujdes shëndetësor, çështjet e higjienës, si dhe probleme të tjera sociale dhe ndërgjegjësim të popullsisë. KKSH është i pajisur me sisteme radio-komunikimi dhe disponon tre qendra trajnimi në nivel lokal dhe një të tillë në nivel qendror. Ai zotëron një depo qendrore materialesh (2,200 m2) dhe tre të tjera në nivel lokal (secila 300 m2).77 OJQ të tjera si Karitas, Organizata “Nënë Tereza”, etj, janë fokusuar kryesisht në sigurimin e ndihmave materialeve.

 

Si rakordohen burimet financiare për të përballuar fatkeqësitë natyrore

Burimet financiare Bazuar në Ligjin aktual “Për emergjencat civile”, buxheti i shtetit është “burimi kryesor financiar për planifikimin dhe menaxhimin e emergjencave civile, ndërsa MB dhe ministritë e tjera detyrohen të kenë një buxhet vjetor për emergjencat.

Janë katër lloj buxhetesh për emergjencat:

-buxheti për emergjencat i Ministrise se Brendshme,

-buxheti për emergjencat i pushtetit lokal,

-buxheti i rialokuar (për emergjencat) i ministrive të linjës

– dhe “Fondi rezervë” i Qeverisë.

Pjesa dërmuese e fondit në këto lloj buxhetesh është e alokuar për parapërgatitje dhe masat rikaveruese post-emergjencë. Në buxhetet e ministrive të linjës të dedikuara për zhvillim e trajnim, ka gjithashtu fonde që (të paktën në letra) shkojnë për rreziqet financiare (RRF).

Sidoqoftë, në terma të përgjithshme, burimet financiare në Shqipëri, të dedikuara për RRF janë shumë të kufizuara, sidomos në nivel pushteti lokal.

Nga ana tjetër, në legjislacionin aktual, nuk ka përcaktim të qartë për madhësinë/përqindjen e buxhetit të shtetit (ministrive) që shkon për RRF&MC.

Në ligjin e ri për Emergjencat Civile, kjo pjesë është përmirësuar ndjeshëm, duke bërë përcaktimin e qartë që ministritë e linjës dhe institucionet e tjera qendrore duhet të kenë një buxhet të ndarë për Mbrojtjen Civile në nivel 0.3 deri 1 për qind të buxhetit të tyre.

Ligji përcakton gjithashtu, jo vetëm nevojën që pushteti lokal të mbështetet me fonde nga ai qendror në rast fatkeqësish, por edhe detyrimin e pushtetit lokal për të përdorur për këtë qëllim të ardhurat e veta.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of