Zgjidhja e problemeve nuk është e thënë të jetë gjithmon një punë e vështirë dhe që kërkon shumë fokus. Herën tjetër që ju duhet të zgjidhni një problem, filloni një garë: ofroni një çmim për punonjësit e parë që zbulojnë se si të tërheqin vëmendjen e një klienti të vështirë, ose jepni një certifikatë dhuratë personit që zbulon se si të zgjidhë një cëshje produkti rreth së cilit konsumatorët ankohen rregullisht. Këtu janë tri rregulla për ta bërë – dhe trajtuar– një ceshtje tillë me argëtim:
- Fokusohuni në problemet reale që kanë rëndësi. Shmangni argëtimin thjesht për hir të argëtimit. Gjeni problemet reale dhe mundësitë që njerëzit mund të trajtojnë.
- Zgjidhni probleme që kërkojnë krijimtari. Këto probleme janë më argëtueset për tu ‘goditur’.
- Mos ofroni para si shpërblim. Kjo i bën njerëzit të konkurrojnë në një mënyrë serioze dhe i largon nga argëtimi.