Me siguri keni dëgjuar më parë që këshillohet të shkoni në zyrë pak më herë, të filloni me punën përpara se shefi juaj të vijë dhe kjo do ju bëjë të dukeni mirë përpara atij/asaj.
Kjo mund të jetë një lëvizje “e zgjuar” e momentit, por nuk do t’ju bëjë që të jeni thelbësisht i nevojshëm.
Ekspertët e karrierës pranë Forbes këshillojnë që ka të tjera mënyra që të jeni i tillë. Mund të filloni me : marrja e një diplome më të avancuar dhe bashkë me të, edhe e një profile të ri që nuk e ka asnjë nga kompania juaj.
Nga ana tjetër, ekspertët këshillojnë që përveçse të kryeni punën tuaj siç duhet, nevojitet edhe një qartësi në marrjen e vendimeve dhe një diapazon plot me ide të reja dhe inovative për kompaninë.