Nëse doni të ndryshoni rrethanat në të cilat gjërat ndodhin rreth jush, atëherë ju duhet të ndryshoni fillimisht mënyrën tuaj të të menduarit.
Gjithçka ju duhet është një praktikë e vazhdueshme për të larguar këto mendime negative. Ja se si mund t’ia dilni mbanë nëpërmjet 6 hapave të mëposhtme:
1. Vendosni nomrat tuaja të reja
Negativiteti është kaq shumë i përhapur në ditët e sotme, saqë gjithkush prej nesh mund të bjerë pre e tij edhe fare pa e kuptuar. Miqtë që na rrethojnë apo edhe familjarët tanë mund të kenë ndikim në këtë drejtim, në sajë të shprehjeve të tyre standarde “T’i nuk mund t’ia dalësh edhe kësaj herë” “Më mirë mos e provo fare”, etj.
Shprehje të tilla negative mund të thuhen në mënyrë aq bindëse saqë ju t’i besoni vërtet ato. Por pikërisht në këtë moment dhe mbi të gjitha nëse nuk doni të mos bini pre e tyre, ju duhet të krijoni mekanizat tuaj mbrojtës dhe të mbështeteni vetën në normat që ju i keni vendosur vetë vetes suaj.
2. “Zbutini” përbindëshat tuaj mendorë
Sa më shumë që ne të mbështetemi tek mendimet tona negative, aq më shumë ato do të marrin kontroll mbi jetën tonë.
Sipas psikiatrit Daniel Amen, “përbindëshat mendore” janë mendimet negative që ju vijnë herë pas here në mendje si zëra të fuqishëm brenda kokës suaj që ju bindin edhe juve vete se nuk jeni të zotë për të pasur sukses në një drejtim të caktuar. Mënyra më e mirë për të shpëtuar nga një gjendje e tillë sipas tij, është që ju t’i “vrisni” këta përbindësh përpara se ata të fillojnë të flasin, ose në të kundërt ata do të kenë vazhdimisht kontroll mbi mendimet tuaj dhe mbi ju.
3. Kaloni në anën tjetër, në anën e mëndimeve pozitive
Për të shpëtuar një herë e përgjithmonë nga mendimet tuaja negative dhe për të thyer këtë zinxhir negativ që ju robëron, ju duhet të filloni të praktikoni sa më shumë të mundeni mendimet tuaja pozitive. Do ta shikoni që nga dita në ditë, ato do të fillojnë të zbehen gjithnjë e më shumë.
4. Kthehuni ne realitet
Mendimet negative në pjesën më të madhe të rasteve janë vetëm pjesë e mendjes suaj. Prandaj nëse doni të shpëtoni nga një gjendje e tillë, ne ju këshillojmë që ju të kapeni sa më fort të mundeni me realitetin. Shpeherë realiteti mund të jetë krejt ndryshme nga sa ju e përfytyroni në mendimet tuaja.
5. Shndërrohuni në një person pozitiv
Nëse doni të shpëtoni nga mendimet negative, ju duhet të filloni të mendoni pozitivisht dhe rrjedhimisht të tërhiqni pranë vetes vetëm mendime positive. Një gjë e tillë do t;ju bëjë gjithashtu që ju të shndërroheni në një person pozitiv.
6. Fuqia e faljes
Shpehherë ne gabojmë kur mendojme se nëse nuk do ta falim një person për një çështje të caktuar, në do ta dënojmë atë në një fare mënyrë. Por kjo është e gabuar, sepse e vërteta është se falja është një dhuratë që ne i bëjmë vetes, dhe e cila na lejon që të vazhdojmë përpara pa u mbushur me mendime negative.