Dëshironi të ndryshoni realitetin tuaj? Nëse po, atëherënuk jeni vetëm.
Ka mijëra, ndoshta edhe miliona njerëz që duan të ndryshojnë diçka në jetën e tyre. Kjo mund të jetë: humbja e peshës, rritja në detyrë ose gjetja e dashurisë së jetës tuaj.
Të gjithë duan të ndryshojnë të paktën një gjë në realitetin e tyre.
Duke qenë se ka kaq shumë teknika për të ndryshuar realitetin tuaj nëpërmjet manifestimit, si mund të arrini që të zgjidhni mënyrëne duhur?
Mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta arritur këtë, pasi, me sa duket, çdo muaj ekziston një teknikë e re e manifestimit që bëhet trend në internet.
Edhe kësaj radhe ka ndodhur e njëjta gjë, pasi një tendencë e re është bërë virale në TikTok.Ajoështë “Efekti Tinkerbell”, i quajtur kështu për shkak të Tinker Bell, mikeshës magjike të Peter Pan.
Ҫfarë është efekti Tinkerbell?
Efekti Tinkerbell është një emër disi më i bukur për shkencën e“punës së mendjes” dhe energjinë që vjen nga manifestimi. Ideja e këtij efekti është që, kur ndryshoni mënyrën se si mendoni, ju mund tëndryshoni edhe realitetin tuaj.
Një përdoruese e TikTok,e quajtur Jamie Sea, e shpjegon këtë koncept nëpërmjet metaforëssë mbjelljes të farës dhe mbirjes së saj.
Ajo shpjegon se ekzistojnë dy botë në realitetin tonë: bota energjike dhe bota fizike. Shpesh, ne kufizohemi te bota fizike 3D, por mendimet tona përbëjnë një materie energjie në botën energjike. Ato krijojnë sferën e mundësisë në fushën kuantike dhe fillojnë procesin e zhvillimit në botën energjike.
Kur përqendrohemi qëllimisht te një mendim i vetëm, atëherë ai do të ndodhë. Siç thotë Sea, “Nëse arrin që të formësohet si mendim, ai më pas do të realizohet”.
Sea e përshkruan këtë shkencë të mendimit nëpërmjet mbjelljessë një fare (mendimi) dhe më pas, ne mund ta shikojmë atëteksa lulëzon (fillon të realizohet) ndërkohë që kujdesemi për të dhe e ujitim.
Kujdesi dhe ujitja përfaqësojnë përqendriminte mendimi që duam të përmbushim. E vetmja gjë që mund ta ndalojë këtë proces është dyshimi. Dyshimi është akti iheqjes së farës, duke mos e lënë procesine mbirjes që të vazhdojë. Si rrjedhojë,bima nuk do të mund të lulëzojë.
Me fjalë më të thjeshta, sa më shumë që të besoni te diçka, aq më shumë kjo gjëdo të kthehet në realitetin juaj. Ashtu si te Piter Pan, kur nuk besoni te zanat, Tinker Bell vdes. Pra, besoni, besoni, besoni, dhe do ta arrini atë që synoni.
Kjo teknikë manifestimi mund të ndryshojë përfundimisht jetën tuaj.
Fuqia që mund t’ju japë kjo teknikë manifestimi është aftësia për të kontrolluar përvojën që hasni në realitetin tuaj.
Si funksionon efekti Tinkerbell
Efekti Tinkerbell funksionon kështu: fillimisht, ju duhet të jeni shumë specifik në lidhje me një gjë të caktuarqë dëshironi të besoni; ju besoni në atë gjë aq thellë, saqë ky besim do të ndryshojë për mirëpërvojën tuaj në këtë planet.
Më pas, mendoni se si do të dukej rezultati.
Së fundi, shtoni një “po sikur” në fillim të mendimit tuaj: “Po sikur ky mendim të kthehet në realitet?” Ideja është qëtë anashkaloni dyshimet dhe të mendoni sikur ajo që do të vijë nga realizimi i mendimit tuaj është e pashmangshme.
Mos harroni se çdo gjë që beson dikush tjetër nuk ka asnjë ndikim te mendimet dhe bindjet tuaja. Pra, filloni të besoni atë që dëshironi, derisa ajo të bëhet pjesë e realitetit tuaj./Your Tango