Si të dukeni një njeri me vetëbesim të lartë në një intervistë pune

24/10/2019 11:16 AM 0 komente

Më poshtë do të lexoni pesë këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që të dukeni një njeri me vetëbesim të lartë gjatë një interviste pune. Ja se cilat janë ato:

·         Njerëzit me vetëbesim të lartë janë ata që kanë një temperament të fortë

Një nga matësit e nivelit të vetëbesimit tek një njeri është temperameti i tij fortë. Është fat për ata persona që e kanë një ciëlsi të tillë, ndërsa për të gjithë ata që nuk e kanë, më poshte do të lexoni disa këshilla sesi ta arrini lehtësisht një gjë të tillë.

Mendja jonë funskionon njësoj si një kompjutër dhe ndaj duhet programuar. Por diferenca është se nëse kimpjuteri mund të programohet brenda një kohe të shkurtër, mendjes sonë i duhet një kohë më e gjatë. Ja se si të dukeni si një përson me temperamet të fortë gjatë një interviste pune:

1) Nëse nervozoheni për 1001 arsye, mundohuni të mos reagoni në atë çast të caktuar. Mos bëni dhe mos thoni asgjë. Jepini vetes 10 sekonda kohë për të menduar për diçka të bukur e cila do t’ju qetësojë dhe do t’ju largojë nga ajo situatë e pakëndshme që u krijua. Përpara se të jepni një intervistë pune mos mendoni kurrë për diçka negative, përkundrazi ju duhet të hyni në zyrën e mbledhjeve duke menduar për gjëra sa më optimiste.

·         Njerëzit me vetëbesim të lartë ndërmarrin risqe

Do t’ju duhet të takoni njerëz të rinj, të merrni përsipër përgjegjsi të reja, të punoni në një mjedis pune të ri, këto janë risqe të cilat kanë lidhje me krijimin e marrëdhëniesve sa më të shëndetshme në punën tuaj të re dhe që do të ndikojnë gjithashtu në nivelin e produktivitetit tuaj gjatë punës suaj të re.

·         Njerëzit me vetësbesim përqafojnë sfida të reja

Kjo pikë sigurisht që ka lidhje me pikën e dytë. Të gjitha sfidat kanë lidhje me ndërmarrjen e risqeve, por është pikërisht qasja që ne kemi kundrejt sfidave të reja ajo që përbën ndryshimin. Gjithashtu një prej ndryshimeve më të mëdha ndërmjet njerëzve që kanë vetëbesim të lartë dhe atyre që nuk kanë, dallohet në qasjen që ata kanë ndaj sfidave të reja. Njerëzit me vetëbesim i mirëpresin sfidat e reja ndërsa ata që nuk kanë vetëbesin mundohen që t’i shnagin ato vazhdimisht.

·         Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk ndikohen nga feedback-u negativ

Filozofi, psikologu dhe autori i njohur ndërkombëtar, Wayne Dyer, shprehet se “Të gjykuarit e dikujt tjetër, nuk e përcakton këtë të fundit se çfarë njeriu është por ju përcakton juve në rradhë të parë që merreni me të”. Shpeshherë ne jemi të shqetësuar nga mendimi që të tjerët kanë për ne dhe madje disa arrijnë deri në atë pikë sa e përcaktojnë veten e tyre mendimi negativ që të tjerët kanë për ta. Nëse edhe ju jeni të rrethuar me njerëz tillë atëherë ju keni urgjentisht nevojë për miq apo kolegë të rinj. Veçanërisht nëse ju jeni në prag të dhënies së një interviste pune, do t’ju duhet më shumë se kurrë që të gjeni atë mik apo atë koleg mbështetës dhe inkurajues. Një gjë e tillë ndikon shumë në rritjen e vetëbesimit.

·         Njerëzit me vetëbesim të lartë janë ata që pranojnë edhe pikat e tyre të dobëta

Të jesh një njeri me vetëbesim të lartë nuk do të thotë që të jesh i përkryer dhe të mos kesh pika të dobëta. Dhe pikërisht njerëzit me vetëbesim më të lartë janë edhe ata që i pranojnë pikat e tyre të dobëta dhe mundohen që t’i përmirësojnë ato dhe t’i shndërrojnë në pika të forta. Sidomos nëse jeni duke dhënë një intervistë pune, ju duhet të përgatiteni që t’i jepni përgjigje një pyetje të tillë” Cilat janë pikat tuaj të dobëta?

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of