4 detaje
Gjatë viteve, ekspertët e lidershipit dhe psikologët organizativë kanë vlerësuar aftësitë kryesore të punës që kërkohen për të pasur sukses në aspektin profesional. Përfundimi? Inteligjenca emocionale ka rëndësi.
Ekspertët pajtohen se inteligjenca emocionale tejkalon aftësitë teknike për përcaktimin e suksesit në punë, pasi shumë profesionistë të burimeve njerëzore vlerësojnë inteligjencën emocionale te një punonjës më tepër sesa një IQ të lartë.
Inteligjenca emocionale (Emotional Intelligence – EQ) është ende një term i gjerë për t’u kuptuar, kështu që kjo shtron pyetjen: cilat janë sjelljet kryesore të inteligjencës emocionale ku
drejtuesit duhet të përqendrohen kur duan të punësojnë punonjës të rinj dhe të mbajnë punonjësit aktualë?
1. Autenticiteti
Shpesh, njerëzit fshihen pas një maske për të shmangur situata të vështira apo konfliktet. Dhe kjo maskë fsheh atë që ne jemi në të vërtetë si qenie njerëzore. Në ekipet që kanë sukses, do të gjeni njerëz që shfaqen me autenticitet të pastër – ata demonstrojnë ndershmëri emocionale dhe vetëdije jo vetëm për ndjenjat e tyre, por edhe për ato të personave të tjerë që janë pjesë e ekipit.
Kjo sjell bashkëpunim dhe komunikim më të mirë që shmang diskutimet e panevojshme dhe zgjidh problemet më shpejt.
2. Fleksibiliteti
Duke qenë se përparësitë ndryshojnë pothuajse në çdo punë, njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale janë fleksibël gjatë ndryshimit dhe gjithashtu, janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët gjatë një tranzicioni. Ata kanë elasticitetin për t’u përballur me situata të pasigurta dhe të paparashikueshme – një shenjë dalluese kjo e inteligjencës emocionale të vërtetë.
Njerëzit me inteligjencë të lartë kanë mendje elastike dhe rikuperohen shpejt nga situatat e këqija. Ata nuk ia lejojnë vetes që të ndihen fajtorë për gjëra që nuk kanë të bëjnë me ta. Këta njerëz se nuk janë përgjegjës për veprimet dhe dramën e të tjerëve, dhe kurrë nuk e fajësojnë veten për diçka që e ka bërë dikush tjetër.
3. Vetëkontrolli
A keni takuar ndonjëherë dikë që është në gjendje të menaxhojë emocionet dhe sjelljen e tij për një rezultat pozitiv, edhe kur rrethanat nuk janë aq të mira? “Njerëzit e arsyeshëm – ata që dinë të kontrollojnë emocionet e tyre – janë njerëzit që mund të ruajnë ekuilibrat në mjedise të sigurta dhe të drejta. Në këto mjedise, niveli i dramave është shumë i ulët dhe produktiviteti është shumë i lartë,” thotë psikologu dhe eksperti i mirënjohur i inteligjencës emocionale, Daniel Goleman.
4. Empatia
Njerëzit tërhiqen nga empatia. Ajo është një cilësi tërheqëse për të ndërtuar marrëdhënie të suksesshme në punë. Një ekip me performancë të lartë që shfaq ndjeshmëri, e arrin këtë duke nxitur marrëdhënie të forta personale dhe bashkëpunim.
Ata do të mendojnë për rrethanat e kolegëve të tyre, do të kuptojnë sfidat dhe zhgënjimet e tyre dhe do të dinë se ato emocione janë po aq reale sa edhe emocionet e tyre. Kjo ndihmon në zhvillimin e perspektivës dhe i bën të hapur anëtarët e ekipit për të ndihmuar njëri-tjetrin. Është një recetë e vërtetë për të pasur sukses. / INC