Njohuritë dhe informacioni që ne kemi sot në lidhje me mënyrën sesi truri ynë funksionon janë shumë herë më të mëdha në krahasim me ato të disa viteve më parë, prandaj ne mund t’i shfrytëzojmë këto njohuri për të pasur një performancë sa më të mirë në punë.
Mënyra sesi mendoni dhe komunikoni
Mendoni më shumë
Nicholas Carr, në librin e tij “Shalloës” shpjegon sesi përdorimi i shumtë i internetit ka ndikuar në trurin tonë. Në mendojmë më pak, në mënyrë më sipërfaqësore dhe asnjëherë nuk i shkojmë deri në fund një projekti të caktuar sepse e dimë se ndihma (interneti) do të jetë gjithmonë atyre për ne. Cal Neëport, në librin e tij “Deep Ëork”, bën thirrje se ne kemi nevojmë të mendojmë më shumë dhe të përqendrohemi më shumë në ato ç’ka bëjmë. Ai vazhdon më tej duke thënë se ndjeshmëria është shumë e rëndësishme për njerëzit, por ajo nuk mund të arrihet nëse ne nuk mendojmë më shumë dhe ta vendosim veten tonë në vendin e tjetrit. Edhe aftësia për të zgjidhur probleme të ndryshme dhe për të zhvilluar ide të reja nuk mund të ndodhë në mënyrë efikase nëse në nuk mendojmë dhe nuk përqendrohemi ashtu siç duhet.
Ato ç’ka tregoni, ilustrojini me shembuj
Teksa ju tregoni një histori të caktuar, apo përmendni një fakt të caktuar, vetëm një pjesë e vogël e trurit tonë është e përfshirë. Por nëse ju e ilustroni këtë gjë që po tregoni me shembuj të ndryshëm, atëherë pjesët e trurit që do të përfshihen në këtë proces do të jenë më të shumta. Sipas studimeve të fundit të kryera nga Dr. Paul Zak, një gjë e tillë shpjegohet me faktin sepse të dëgjuarit e shembujve të ndryshëm na përfshin ne më shumë emocionalisht dhe na bën në disa raste që të besojmë se ajo ç’ka po thuhet është e vërtetë.
Mënyra sesi punoni
Përpos mënyrës sesi ju mendoni apo komunikoni, ju duhet t’i kushtoni gjithashtu vëmendje edhe mënyrës sesi punoni.
Bëni pushime të shkurtra
Shumica e njerëzve kanë tendencë që të shmangin pushimet e shkurtra në punë, dhe një gjë të tillë e bëjnë sepse mendojnë se do t’i kursejnë vetes një kohë shumë të çmuar dhe për pasojë do të jenë më produktivë. Por në fakt ndodh krejtësisht e kundërta. Pushimet e shkurtra gjatë orarit të punës ju ndihmojnë që truri juaj të fitojë energjitë e humbura dhe në momentin që ju i riktheheni procesit të punës, ju do të jeni më energjikë dhe rrjeshimisht do të keni edhe një produktivitet më të lartë.
Bëni sa më shumë aktiviet fizik
Studimet e fundit të kryera nga Oregon Health dhe Universiteti i Shkencës zbuluan se aktiviteti fizik, sado i vogël që të jetë, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e memories suaj dhe në procesin e të mësuarit. Bëni një shëtitje gjatë pushimit të drekës, ose nëse nuk keni mundësi të largoheni nga ambienti i punës, bëni ushtrime të vogla dhe do ta shikoni se dita do t’ju ecë mbarë.
Socializohuni
Socializimi është një proces shumë i rëndësishëm në punë. Studime të ndryshme, një ndër të cilat është edhe ai i realizuar në Korenë e Jugut, tregojnë se socializimi ndikon në reduktimin e stresit dhe të emocioneve negative gjatë ditës së punës.
Ambienti ku punoni
Përveç mënyrës sesi mendoni, kumunikoni dhe se si punoni, një faktor shumë i rëndëishëm është edhe ambienti ku punoni.
Gjeni hapësira të gjelbra
Studime të ndryshme tregojnë se rëndëisa e natyrës është shumë e madhe, në mënyrë të tillë që truri ynë të funksionojë në mënyrën e tij më të mirë të mundshme. Sipas një studimi të kryer nga Univeristeti i Uashingtonit truri ynë funksionon në mënyrën e tij më të mirë kur është i ekspozuar ndaj natyrës. Prandaj, gjatë pushimeve të shkurtra që ju bëni në punë, mundohuni që të qëndroni përherë pranë ambienteve të gjelbra, gjë kjo që do të ndikojë në rritjen e performancës suaj.
Ambient pune sa më i sigurtë
Kjo teori u argumetua fillimisht nga Jay Appleton. Sipas saj, ambienti më i mirë për të punuar është ai në ë cili ju ndiheni të sigurtë, sepse pikërisht këtu truri juaj mund të ketë një performancë sa më të mirë.
Privatësia
Privatësia është gjithashtu shumë e rëndësishme, nga ajo vizuale e deri tek ajo akustike. Sipas studimit të kryer nga Ëenli Ëang, privatësia gjatë procesit tuaj të punës ndikon shumë në rendimentin tuaj dhe rrjedhimisht edhe në produktivitetin tuaj.
Ambiente me sa më shumë dritë natyrale
Një prej ambienteve më të preferuara për të punuar në punë është ai që ju ofron një ndriçim natyral sa më të madh.