Si të mësoni fëmijët me paranë

20/11/2012 4:18 PM 0 komente

Pak rëndësi ka se ku ndodheni, gjithmonë fëmijët tuaj do t’ju kërkojnë që të blini diçka. Në një qendër tregtare është një videolojë e fundit që ai e do patjetër, por edhe një xhiro me tren që kushton 50 lekë dhe zgjat 5 minuta, një lodër me pelush e tërheq gjithmonë sa herë gjendeni afër një dyqani lodrash. Nëse fëmija juaj ju pyet në mënyrë të vazhdueshme

“A mund ta kem këtë?” dhe ju nuk jeni i sigurt se kur duhet thënë po dhe kur jo, atëherë zgjidhja është: lërini ata t’i marrin vetë vendimet dhe të bëhen të përgjegjshëm për pasojat e tyre.

 

Siguroni nevojat, por jo kapriçot

Ron Lieber, kolumnist i rubrikës “Your Money” e prestigjiozes “The New York Times”, i cili po punon për librin “E kundërta e të çuarit dëm”, thotë se një zgjidhje për këto sjellje është që fëmijëve t’u blihen dhurata vetëm me raste festash ose kur ka ditëlindjen dhe t’u blihen të gjitha gjërat e tjera të nevojshme për mirërritjen e tyre.

“Familja duhet të realizojë me fëmijët një bisedë të veçantë në lidhje me diferencën mes nevojave dhe dëshirave”, shpjegon Lieber, duke nënvizuar faktin se ekzistojnë shumë gjëra të tjera në vazhdimësi. Për shembull: prindërit mendojnë (pa ndonjë arsye) se librat janë nevojë dhe jo dëshirë. Në mënyrë të ngjashme, fëmijët kanë nevojë për një sasi të caktuar veshjesh në çdo sezon. “Çdo familje duhet të përcaktojë se cila është vija që mund të kapërcehet përtej nevojave. Këto janë diskutime që bëhen jo vetëm në mënyrë edukuese, por edhe zbavitëse”, thotë Lieber.

 

Përdorni ndihmën financiare si një mjet mësimi

Pasi të keni krijuar një strategji, shpërblimi financiar mund të kthehet në një mjet për të fuqizuar te fëmijët vendimmarrjen. Se sa shumë duhet të jepni, kjo varet nga mosha e fëmijëve, situata juaj financiare dhe përcaktimi familjar mbi nevojat dhe dëshirat.

Lieber dhe gruaja e tij i japin fëmijës së tyre 6-vjeçar tre dollarë në javë, një mund ta përdorë për bamirësi, një mund ta hedhë në arkën e tij të kursimit (nuk mund të shpenzohet menjëherë) dhe një dollar tjetër mund ta përdorë sipas dëshirave.

Por, kështu çështja ndërlikohet, a duhet të qëndroni larg nga dëshira e fëmijës për t’i shpenzuar paratë në diçka që ju ndoshta nuk e konsideroni jo serioze?

“Mirë është që ta pyesni në atë moment: a mendon se kjo blerje është ajo që ti vërtet dëshiron?”, por në këtë kohë ju duhet ta mbani “gojën të mbyllur” dhe ta lini fëmijën tuaj që të nisë të mendojë dhe të analizojë në mënyrë të pavarur, madje edhe nëse duan të bëjnë pirgje të vogla me gjëra të vjetra, pasi kjo mund të jetë e rëndësishme për ta”, thotë Lieber. Duhet të mbani parasysh se ata janë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë shumë impulse kontrolli. Ata nuk mund të orientohen drejt financiarisht për pak javë apo muaj, por kjo i ndihmon ata që të marrin vetë vendime dhe të eksperimentojnë me këtë pushtet, kjo do t’i bëjë ata më të zgjuar në aspektin financiar. “Një monedhë e vërtetë, në një botë të vërtetë, është mësimi më i mirë, i vërtetë”, thotë Lieber.

 

Vendosni nëse do të jetë një shpenzues apo një kursimtar

Vëzhgojeni fëmijën tuaj. A është një kursimtar i lindur i cili di si të vetëmenaxhohet? Nëse është kështu, pyeteni se përse po i kursen paratë. Në këtë mënyrë, ju do të ndiheni më rehat dhe do të mësoni më lehtë se çfarë i intereson që të blejë. Kjo mund të jetë edhe një mënyrë e mirë për t’i mësuar të bëjë disa kërkime apo veprime të thjeshta matematikore. Bisedoni rreth faktit se sa kushton malli që ai do të blejë apo për mundësitë se mund ta gjejë më lirë në një vend tjetër.

Nëse fëmija juaj ka natyrë shpenzuesi, atëherë përshtatni përgjigjet tuaja. Ju nuk duhet ta bezdisni me qortime. Lieber sugjeron që t’i sugjeroni që t’ju ndihmojë në pastrimin e dhomave çdo gjashtë muaj apo edhe më shpesh. Ju mund t’i thoni: “Ti i shpenzove paratë tek ajo lodra në park, po tani i merr dot ato përsëri?”. Nëse ata me këtë veprim arritën një qëllim të tyre, bëjini të binden nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar.

Nëse fëmija juaj është shumë i vogël për të kuptuar se çfarë është shpërblimi financiar, kursimi apo shpenzimi, atëherë shmangini vetes mundimin për t’i blerë gjëra vetëm, sepse nis dhe qan apo bën kapriço. Në të kundërt do t’i mësoni ata me mendimin se kush reagon, keqshpërblehet. Thojuni jo, pasi ato janë thjesht lot rasti.

 

Bëni një lojë blerjeje

Nëse familja juaj nuk është e gatshme që t’i ndalojë fëmijës blerjet jashtë, atëherë ka metoda të tjera për t’i bërë ata që të kuptojnë më shumë rreth të blerit.

Kur vajza e Lieber ishte e vogël, ata e dërguan në “Disney World”. Prindërit e lejuan që ajo të blinte diçka sipas dëshirës së saj. Kjo e ktheu udhëtimin në një mënyrë të të mësuarit rreth alternativave, peshimit të buxhetit dhe kënaqësisë duke e bërë të kuptojë se duhet të mendohet përpara se sa të zgjedhë objektin e parë që i del përpara.

Mos harroni edhe sjelljet tuaja, pasi fëmijët ju vëzhgojnë nga afër. Ndonjëherë është e udhës që ju t’i thoni fëmijës tuaj “do të doja shumë ta blija këtë veshjen që është në vitrinën e dyqanit, por na duhet të kursejmë para që të mund të shkojmë me pushime në verë”. Do të shikoni se mesazhi do të kapet në çast.

 

Shmangni presionet e bashkëmoshatarëve

Presionet që vijnë nga bashkëmoshatarët janë të pranishme në çdo kohë. Nëse fëmija juaj mërzitet se një fëmijë tjetër ka diçka që ai nuk e ka, përpiquni t’i kujtoni atij për gjërat që ai mund të bëjë dhe që fëmijët e tjerë nuk e kanë këtë mundësi.

Për shembull, ai luan shpesh me shokët futboll, shkon në udhëtime, prindërit punojnë në punë të mira dhe ai shkon dhe i viziton ose njëri nga gjyshërit bën diçka të veçantë dhe ndërton për të një lodër të re. Këto janë disa aspekte që fëmijës i duhen kujtuar.

Në këtë rast, qëllimi është që t’i mësoni fëmijës suaj se çdo njeri është i pari në të bërit diçka.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of