Besimet negative mund të shndërrohen ne pengesën më të madhe gjatë karrierës suaj, por ju mund t’i ndryshoni ato në favorin tuaj dhe t’i shndërroni në forcën tuaj më të madhe.
Sipas një studimi të kryer, 40 për qind e milionerëve më të fuqishëm të botës kanë një të përbashkët njeri me tjetrin, ata kanë vuajtuar nga disleksia, që ka të bëjë më vështirësitë që ka një individ në për të lexuar apo për të perceptuar shkrojnat qartësisht. Pjesë e këtij grupi kanë qenë Steve Jobs, Thomas Edison, Albert Einstein dhe Alexander Graham Bell. Por pjesa më e madhe e sipërmarrësve të lartpërmendur e kanë kthyer këtë disavantazh në avantazhin e tyre, si një faktor i cili nuk duhet t’i pengojë aspak por përkundrazi duhet t’i shtyjë për të ecur përpara. Dhe një gjë e tillë ka rezultuar të jetë e suksesshme për ta.
Por askush prej nesh nuk është Bransons apo as Steve Jobs, dhe për ne mund të jetë akoma edhe më të vështirë dhe në pengesën e parë që na shfaqet përpara tërhiqemi. Sipas disa prej këtyre sipërmarrësve të suksesshëm, njerëzit duhet të evidentojnë fillimisht pikat e tyre të dobëta dhe më pas të mundohen t’i ndryshojnë ato. Ndryshimi i vërtetë fillon pikërisht në momentin kur ne fillojmë të ndryshojnë disa mendime të gabuara, të cilat na kufizojnë ne ëcurinë tonë të mëtejshme drejt suksesit.
E vetmja gjë nga e cila ne nuk duhet të heqim kurrë dorë është që të vazhdojmë të përpiqemi në vazhdimësi dhe t’i shndërrojmë frikërat tona në forcën tonë më të madhe.
Tani është koha që edhe ju t’i bëni këtë pyetje vetes: Cilat janë frikërat që ju stepin për të vazhduar përpara dhe si mund të filloni që t’i ndryshoni dhe t’i ktheni ato në të avantazhin tuaj?