Ndërkohë që shtypi i njohur flet për stresin si diçka negative që duhet evituar, menaxherët e kalitur e dinë mirë. Nëse jeni duke mbledhur një biznes të ri, po kryeni një porosi jashtë kohe, ose po kapni targetin për tre mujorin, pakëz presion ndihmon. Atëherë nevojitet stresi për të motivuar.
Këtu janë disa nga mënyrat se si mund të rrisni presionin:
Rrisni frekuencën dhe qëllimet e stërvitjes.
Në momentin që punonjësi e kupton se ju po e vëzhgoni, ju në mënyrë të natyrshme keni rritur nivelin e stresit tek ai. Sekreti i stërvitjes së nivelit optimal të stresit është të rrisësh nivelin e frekuencës së reagimit, por në të njëjtën kohe të ulësh intensitetin.
Të lidhësh sjelljen e individit me diçka më të mëdha dhe të rëndësishme.
Ndonjëherë punonjësi nuk e bën dot lidhjen midis performancës së tyre dhe aftësisë së organizatës për të arritur diçka kritike.
Lejoni disa pasoja negativepër të nxitur veprimin.
Shpeshherë, si menaxher, jeni shumë i dhënë pas performancës së ekipit tuaj aq sa tregoheni indiferente ndaj performancave të dobëta për të evituar rezultate negative. Kjo përforcon idenë e punonjësit se është në rrugën e duhur dhe nuk ka nevojë për ndryshime.
Siguro reagim pozitiv.
Në situatat e një stresi të lartë, ju vazhdimisht duhet të shpenzoni kohë për t’i siguruar punonjësve reagimin, në kontekstin dhe në tonin e duhur.
Copëtoje problemin në pjesë më të vogla.
Gjuha është e pasur me metafora , përdorini ato për të përcjellë tek punonjësit mesazhin e duhur. Ju gjithashtu mund të ndani projektet me pjesë të vogla dhe të fokusoheni hap pas hapi në secilin prej tyre.
Strukturoni problemin
Një nga gjërat më të gabuara që mund të bëni është të zgjidhni ju problemet në vend të punonjësve. Kjo është tërësisht e gabuar dhe do të përcillte tek punonjësit mesazhet e gabuara. Në vend të kësaj ju duhet t’i drejtoni ato në rrugën e duhur.
Modeloni vetëbesimin
Pavarësisht nëse i besoni miteve apo jo, dimë t’ju themi se emocionet negative në një zyrë janë ngjitëse. Duhet t’i tregoni skuadrës me fjalë dhe me vepra që çdo gjë do të shkojë mirë.
Sidoqoftë situata, detyra juaj është të monitoroni vazhdimisht dhe të bëni korrigjimet e duhura që do të mbajnë skuadrën në një nivel frytdhënës stresi. Kjo është zona “magjike” ku ndryshimet ndodhin.