Deena Fox, eksperte lider në Burimet Njerëzore, CEO dhe themeluese e Brightfox jep mendimin e saj se si të rrisni kënaqësinë e punonjësve në vendin e punës.
Ajo thotë se janë tri gjëra kyçe që punëdhënësit duhet të bëjnë për të ndihmuar punonjësit të gjejnë kënaqësinë në vendin e punës.
“Mendoj se lumturia është rezultat i krijimit nga ana e punëdhënësve të një përvoje të madhe për punonjësit” – thotë Fox. “Marrëdhënia në punë është si çdo raport tjetër në jetën tonë dhe kërkon angazhim nga të dyja palët”.
Sipas Fox, janë tri gjëra që duhet të kultivoni:
1.Ndihmoni punonjësit të gjejmë kuptimin dhe qëllimin në punë.
Ata duhet të dinë se puna që po bëjnë ka rëndësi, që në realitet u pëlqen – mund të përdorin aftësitë që zotërojnë sot për të kontribuar në rolin e tyre”.
2.Punonjësit kanë nevojë për mundësi që të mësojnë dhe të rriten.
3.Krijoni një mjedis që t’u japë një ndjesi komuniteti dhe përkatësie në punë.
Burimi: Fox Business