Talenti me të cilin ju keni lindur nuk është aq i rëndësishëm saç është vullneti dhe përpjekjet që ju duhet të bëni për ta zhvilluar atë.
Për t’i mbijetuar konkurrencës së sotme ju duhet të filloni t’i shihni gjërat pak më ndryshe.
Doni të dalloheni nga të tjerët dhe të jeni përherë në grupin e më të sukseshmëve. Ja se si:
1. Përsosni atë që dini të bëni më mirë
Çdokush prej nesh shkëlqen në diçka. Ndoshta ju jeni një person super i organizuar, ndoshta jeni mjeshtër në prezantimet në powerpoint, apo ndoshta një shkrimtar i talentuar. Cilado qoftë aftësia juaj, bëni të pamundurën për ta përsosur atë sa më shumë.
2. Objektiva të qartë
Është i pabesueshëm fakti se sa shumë njerëz të talentur ka, por që fatkeqësisht nuk janë të mirëdrejtuar, apo sepse nuk kanë objektiva të qarta. Jepuni ambicieve tuaja drejtimin e duhur me anë të të pasurit të objektivave sa më të qarta.
3. Përkushtojuni punës tuaj
Fatkeqësisht kjo është një e vërtetë e hidhur: një numër i madh njerëzish nuk i përkushtohen siç duhet punës së tyre. Për shembull, një pjesë e madhe e tyre shpenzojnë shumë kohë duke u marrë me llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Nuk po thuhet se ju duhet të rrini non stop duke punar për tetë orë papushim, sepse një gjë e tillë nuk këshillohet, por nëse doni t’i mbijetoni konkurrencës dhe të dalloheni nga të tjerët, atëherë një prej gjërave që duhet të bëni me patjetër është që t’i përkushtoheni punës suaj.
4. Tregohuni transparent
Transparenca është shumë e rëndësishme në biznes sepse ajo ju ndihmon që të keni integritet dhe të krijoni besim tek të tjerët.
5. Forconi dobësitë tuaja
Përveç përmirësimit të pikave tuaja më të forta dhe zhvillimit të mëtejshëm të tyre, ju nuk duhet të harroni kurrsesi të forconi edhe pikat tuaja të dobëta.
6. Mos ndaloni kurrë së mësuari
Nëse doni të dalloni nga të tjerët, ju duhet të bëni një gjë: të mos ndaloni kurrë së mësuari. Ju duhet të mësoni gjithashtu nga përvojat tuaja të mëparshme, qoftë ato pozitive apo qoftë ato negative.