Nëse ndiheni të rraskapitur, nuk jeni vetëm. Puna në distancë ka vënë shumë prej nesh në një cikël “puno, ha, fle dhe përsërit gjithçka nga fillimi”, duke shtuar edhe përgjegjësitë familjare.
Në fakt, Greg McKeown, autori i librit “Effortless: Make It Easier to Do What Matters Most”, thotë se sot ekzistojnë dy lloje njerëzish: “Njerëz të rraskapitur dhe njerëz që janë të ndërgjegjshëm se janë të rraskapitur”.
“Është një arritje të jesh pjesë e kategorisë së dytë”, thotë ai. “Studimet kanë treguar që sa më shumë të jeni të rraskapitur, aq më pak jeni të vetëdijshëm për këtë. Natyra e rraskapitjes është se juve ju turbullohet gjykimi dhe nuk jeni të qartë , duke përfshirë edhe vetëdijen tuaj ”.
“Supozoni se jeni të rraskapitur, atëherë kërkoni për fakte”, thotë McKeown. Fëmija juaj për shembull mund të hyjë brenda në dhomën ku ju punoni dhe të kërkojë që ju t’i krihni flokët. Nuk është një gjë e madhe, por me kaq pak hapësirë, gjithçka kushton shumë, emocionalisht. ”
T’ia thuash shefit dhe të tjerëve
Ju mund të supozoni se menaxheri juaj e di se sa të lodhur ndiheni, por ky ndoshta është një supozim i pasaktë. Të flasësh është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni në një situatë të ngjashme si kjo e më sipë rmja. Të gjithë kanë kërkesa të ndryshme, dhe ajo që mund t’ju nevojitet juve mund të jenë shumë më ndryshme nga ajo që mund t’i duhet kolegëve tuaj. Komunikimi është shumë i rëndësishëm, dhe jo vetëm për ato gjëra që për ju mund të jenë të domosdoshme në të tashmen por edhe për dy ose tre muajt e ardhshëm.
Sikur të ishit ju shefi
Në rastin ideal, menaxherët duhet të jenë ata që t’i fillojnë këto biseda, thotë McKeown. “Ata kanë një përgjegjësi të flasin për këtë,” thotë ai. “Pyesni nëse një punonjës ndihet i rraskapitur, por mos e lini me kaq. Drejtojeni kompaninë tuaj duke pranuar se po mundoheni të bëni më të mirën e mundshme. Ju keni një detyrim në hierarkinë sociale të punësimit për ta bërë atë të sigurt për të gjithë të tjerët. ”
McKeown rekomandon që t’i pyesni punonjësit se si mund t’i mbështesni më shumë. “Ju nuk lexoni mendjet e njerëzve dhe mund të mos kuptoni se çfarë nevoje ka secili punonjës”, thotë ai. “Si menaxher është e drejtë të thuash,” Unë dua t’ju ndihmoj. Do të jem sa më fleksibël në adresimin e çdo nevoje që mund të keni, por më ndihmoni të kuptoj se çfarë do të funksiononte posaçërisht për ju. ‘”
Pas Komunikimit
“Të kërkosh mbështetje është një gjë; të veprosh në lidhje me të është një gjë tjetër. Njerëzit e suksesshëm kanë tendencë të mendojnë se ata mund t’i gjejnë zgjidhje rraskapitjes”, thotë McKeow n. “Ironia në këtë rast është se kur ata i afrohen rraskapitjes, ata bëjnë më shumë nga gjërat që i çuan ata në rraskapitje,” thotë ai.
Nëse keni nevojë për më shumë kohë pë r të vendosur një ekuilibër r më të mirë midis punës dhe jetës në shtëpi, do t’ju duhet të vendosni kufij, thotë McKeown. “Para pandemisë, kishte kufij gjeografikë,” thotë ai. “Zyra fizike dhe shtëpia nuk ishte i njëjti vend dhe udhëtimi vajtje-ardhje rregullisht në punë ishte ndryshimi. Tani, kjo është zhdukur. ”
McKeown rekomandon të shkruani një listë me gjë ra të cilat i keni përfunduar brenda një dite. Në vend të listave të pafundme të gjërave që nuk mbarojnë kurrë, shkruaj një listë të gjërave që do të të bëjnë të ndihesh i kënaqur nëse i përfundon ato. McKeown sugjeron gjithashtu të bëni një listë me 20 gjërat që ju çlodhin dhe ju qetësojnë si mendërisht ashtu edhe fizikisht.
“Sigurisht, të gjithë jemi të rraskapitur”, thotë McKeown. “Pranojeni si fillim. Dhe pastaj hidhni hapat për të bërë diçka në lidhje me të. Menaxherët kanë detyrim të flasin për të. Por mos u ndali vetë m këtu. Ne të gjithë mund të bëjmë zgjedhje të ndryshme dhe të gjejmë një rrugë më të lehtë për të bërë atë që është e rëndësishme për ne . Nëse bëjmë atë që ka më shumë rëndësi, mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera pa u lodhur ”. / Fast Company