Pa e kuptuar, kalojmë orë të tëra me sytë të ngulitur tek ekrani i smartphone. Dhe nuk ka rëndësi ku dhe kur: në shtëpi, teksa ecim dhe më keq akoma, kur jemi në timon.
Çdo rast është i mirë për t’u izoluar nga bota. Çfarë mund të bëjmë? Siempo mund të ketë përgjigjen e duhur.
E veçanta e Siempo është që nuk përfshin pjesën më të madhe të aplikacioneve të cilat na bëjnë të humbasim kohë. Harrojeni Facebook, Twitter dhe WhatsApp. Megjithatë, smartphone ju lejon të përdorni hartat, fotokamerën si dhe të dërgoni dhe të merrni mesazhe të thjeshta.
Si funksionon Siempo
Qëllimi i kërkuesve të startup është të shtyjnë përdoruesit të kenë në dorë një pajisje me funksionet bazë dhe t’i nxisin të përqendrohen më shumë në botën që i rrethon. Siempo është një pajisje midis smartphone-ve dhe telefonave të stilit të vjetër. Madje është shumë i lehtë edhe në përdorim. Me një klik të thjeshtë, telefoni është në gjendje të ndalë gjithë thirrjet për një periudhë kohe. Është si të kaloni në “Airplane mode”, i pranishëm në pjesën më të madhe të smartphone-ve “tradicionalë”. Megjithatë mund të përzgjidhni kontakte të caktuara, në raste emergjence dhe të vijoni të merrni mesazhe dhe telefonata gjatë kësaj pauze.
Dita e përsosur
Me funksionin “Mindful Morning”, smartphone atipik ju lejon të krijoni “ditën e përsosur”. Në praktikë bëhet fjalë për një kronometër që ju lejon të vendosni intervale kohe gjatë të cilave ju mund të lexoni, meditoni, bëni palestër. Ndërsa modaliteti “Tempo” ju lejon të kur të doni që të merrni njoftime.
Karakteristikat teknike
Siempo ka procesor 1Ghz quad-core, ekran 4 inç, 8 GB memorie të brendshme. Ka Bluetooth, GPS, NFC dhe WiFi. Bateria: 1600 mAh.
Për momentin, pajisja mund të porositet për 279 dollarë (rreth 250 euro). Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Siempo do të jetë i disponueshëm brenda dhjetorit të këtij viti.