Dyfishohen versionet e reja të krijuara nga hacker-at, më shumë se 16 mijë vetëm në periudhën prill – qershor 2019. Në krye të sulmeve mbetet WannaCry
Ransomware shumëfishohen me shpejtësi.Sipas gjetjeve të fundit të raportit të kompanisë Kaspersky, vetëm në tremujorin e dytë të 2019 janë shfaqur 16.017 variante të reja, ndër të cilat tetë versione të reja. Këto të dhëna tregojnë se si numri i versioneve të reja të sulmeve informatike është dyfishuar nga prilli në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (7.620).
Sipas raportit “Kaspersky IT Threat Evolution Q2 2019”, gjatë tremujorit të dytë, janë sulmuar më shumë se 230 mijë përdorues, 46% më shumë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 (158.921).
“Trojan-Ransom është një kërcënim kibernetik, që mund të ketë shanse të barabarta suksesi, si në rastin e sulmit drejt përdoruesve privatë, edhe në rastin e kompanive – shpjegon kompania Kaspersky në një komunikatë. Funksionimi i tij, në fakt, është i thjeshtë, por në të njëjtën kohë, efikas.
Këta Trojan veprojnë me kriptografinëe materialeve në kompjuterine përdoruesit të sulmuar dhe kërkojnë një shpërblim për t’i dhënë sërish akses tek informacionet e veta. Rritja e versioneve dashakeqëse të këtij lloj kërcënimi dhe shfaqja e versioneve të reja është një sinjal i rrezikshëm, që tregon se si aktiviteti kriminal është intensifikuar me shfaqjen e kampionëve të rinj të malware”.
Familja e ransomware, që ka sulmuar më shpesh përdoruesit në tremujorin e dytë të 2019 (në 23,4% të rasteve) mbetet WannaCry, së bashku me GandCrab, që ka regjistruar 13,8% të rasteve të sulmeve, pavarësisht se zhvilluesit e tij njoftuan se nuk do të shpërndahej më, duke nisur nga gjysma e dytë e tremujorit.
“Gjatë kësaj periudhe të vitit kemi vërejtu rrritje të numrit të versioneve të reja të ransomware, edhe pse zhvilluesit e kërcënimit kibernetik si GrandCrab pezulluan aktivitetin në fillim të qershorit” – thotë Fedor Sinitsyn, kërkues i sigurisë në Kaspersky.
Kjo familje ransomware ka qenë ndër kërcënimet më të shpeshta informatike në lidhje me kriptimet. Për më shumë se 18 muaj ka qenë në listën e familjeve të ransomware më të rëndësishme që kemi vëzhguar. Rasti GrandGrab është një shembull i mirë kur një ransomware mund të shfaqet efikas nga pikëpamja ekonomike.
Zhvilluesit e saj vendosën të ndërpresin aktivitetin dashakeqës, pasi pranuan se kishin mbledhur një sasi të madhe parash nga zhvatja e viktimave. Ne presim që autorë të rinj kërcënimesh të zëvendësojnë GandCrab dhe ftojmë të gjithë të mbrojnë pajisjet e tyre, duke instaluar rregullisht përditësimet e software, me zgjidhje sigurie informatike të besueshme”.
Burimi: corrierecomunicazioni.it