Siguria kibernetike, një rrjet në BE për të parandaluar sulmet

23/03/2021 4:02 PM 0 komente
Josep Borrell

Krijimi i një rrjeti qendrash operative për sigurinë në të gjithë BE-në për të monitoruar dhe për të parandaluar sulmet informatike. Kjo është një ndër nismat kryesore të parashikuara nga përfundimet e strategjisë mbi sigurinë kibernetike për dekadën 2020 – 2030, të miratuara nga Këshilli i BE-së.

Ndër rekomandimet në dokument përfshihet edhe krijimi i një njësie europiane për sigurinë kibernetike, ndërtimi i infrastrukturave europiane për 5G dhe krijimi i një grupi pune për spiunazhin kibernetik në strukturat e inteligjencës europiane.

Strategjia, e paraqitur tashmë nga Komisioni dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, mbledh udhëzimet për mbrojtjen e qytetarëve dhe sipërmarrjeve të Bashkimit Europian nga sulmet dixhitale dhe promovon “krijimin e një hapësire kibernetike të sigurt dhe të lirë”.

“Siguria kibernetike është e rëndësishme për të ndërtuar një Europë dixhitale, të gjelbër dhe të qëndrueshme” – lexohet, ndër të tjera, në përfundimet që tregojnë “arritjen e autonomisë strategjike në fushën e sigurisë kibernetike, me qëllim forcimin e udhëheqjes së Europës në fushën dixhitale”.

Burimi: ANSA

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of