Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Shqipërisë (ASD) dhe Fondi Ndërbankar i Mbrojtjes së Depozitave (Fondo Interbancario di Tutela dei Depositi – FITD) i Republikës së Italisë nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit më 4 prill 2019, në Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Genci Mamani dhe Drejtori i Përgjithshëm i FITD, Giuseppe Boçuzzi. Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe Donald Duraj, Kryetar i Këshillit Drejtues të Agjencisë, David Ëalker, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (International Association of Deposit Insurers-IADI), si dhe zyrtarë të dy institucioneve.
Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit midis dy autoriteteve përmes shkëmbimit të eksperiencave, forcimit të kapaciteteve njerëzore, me qëllim zhvillimin e skemave të sigurimit të depozitave në juridiksionet përkatëse në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Kjo Marrëveshje përbën një zhvillim të rëndësishëm për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, në zbatim të politikave të saj për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionet homologe, të cilat janë pjesë e prioriteteve të parashikuara në Planin Strategjik 2018-2020. Në këtë këndvështrim, institucionalizimi i bashkëpunimit me FITD është një hap i rëndësishëm duke marrë në konsideratë profesionalizmin dhe ekspertizën e padiskutueshme që FITD ka në administrimin e sigurimit të depozitave dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme në Itali.
ASD është e bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm tëmarrëdhënieve profesionale me FITD përmes zgjerimit të dialogut dhe shkëmbimittë informacionit, duke organizuar takimeve dypalëshe dhe intensifikuar komunikimin e ndërsjellët lidhur me çështje të spektrit rregullativ ashtu dhe të zbatimit të tyre në praktikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.