Megjithëse që në fund të vitit 2020 Shqipëria e fiku sinjalin tokësor analog, ende një pjesë e konsiderueshme e vendit nuk mbulohet me sinjal televiziv numerik.
Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA) në raportin vjetor të vitit 2020 rendit një listë të gjatë me zona të vendit ku sinjali televiziv tokësor mungon plotësisht apo pjesërisht. Problemi ekziston kryesisht për zonat rurale dhe sidomos ato malore. Në të gjitha qarqet e vendit ka zona të tilla, ku sinjali televiziv tpkësor nuk është i pranishëm. Situata paraqitet më problematike në qarqet (allotmentet” e Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, por edhe në zonën Tiranë-Durrës.
AMA thekson se ankesat në adresën e saj janë shtuar, veçanërisht nga banorë të zonës së Xibrakës dhe të zonave përreth, në Elbasan, si edhe, në mënyrë të përsëritur, nga banorët e zonës së bregut të lumit të Vlorës, të zonës së Kelmendit në Shkodër, të zonës së Maliqit në Korçë. Gjithashtu, ankesa të përsëritura kanë bërë edhe banorët e njësisë administrative Lekbibaj dhe Stravë, të cilët i janë drejtuar dhe Avokatit të Popullit për shqetësimin e tyre.
Detyrimi për mbulim me sinjal i territorit i është përcaktuar Radio-Televizionit Shqiptar, që financohet me parasë e taksapaguesve dhe ka detyrim të çojë sinjalin në të githa zonat e banuara. Por, pavarësisht se procesi i kalimit në teknoglogjinë numerike është shtyrë disa herë deri në fund të vitit 2020, sipas AMA-s RTSH ende nuk ka arritur ta përmbushë këtë detyrim.
Pas kalimit në teknologjinë dixhitale, AMA ka kryer disa anketime në qarqe të ndryshme të vendit, për të marrë informacion lidhur me teknologjinë që po përdorin banorët për të marrë sinjalin televiziv. Nga sondazhi i kryer rezultoi se teknologjia më e përdorur në këto qarqe është IPTV, me 65% në Gjirokastër, 68% në Dbër dhe 75% në Kukës.
Nëse në zonat urbane banorët poe gjejnë në shumicë zgjidhjen tek televizionet kabllore lokale ose te ofruesit e shëbrimit të internetit, përmes paketave të integruara, banorët e zonave rurale në shumicën e rasteve nuk e kanë një alternativë të tillë, sepse rrjetet kabllore fikse nuk ekzistojnë. E vetmja mënyrë ngelet shtrirja e sinjalit tokësor, që deri tani nuk është mundësuar plotësisht nga operatori publik. Mbulimi me sinjal, sidomos në zonat malore dhe me reliev të thyer, ka qenë historikisht problematik, edhe para mbylljes së sinjalit tokësor analog. Investimi për kalimin në një teknologji të re pritej të zgjidhte edhe problemin e mbulimit, por, deri tani, kjo nuk ka ndodhur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.