Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit sipas metodologjisë së Eurostat në muajin Korrik 2019 është 1,4 %. Rritja mesatare e çmimeve në BE për këtë muaj ishte 1.5%
Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,9 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Shëndeti” me 0,3 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,2 % pasuar nga grupi “Transporti” me 0,4 %.
Në muajin Korrik 2019, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,4 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4 %, “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Transporti” me 0,3 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,4%. IÇK dhe IHÇK matin ndryshimin në nivelin mesatar të çmimeve të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh të konsumit.
IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve. Shporta e IÇK përmban 331 produkte, ndërsa ajo e IHÇK përmban 329 produkte.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.