Sistem dixhitalizimi 1.2 milionë euro për asetet e ujësjellësve

01/11/2019 11:00 AM 0 komente

Ujësjellësit në gjithë vendin kanë detyrimin e raportimit periodik në mënyrë shkresore pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Por aktualisht lidhja e të gjithë ujësjellësve në një sistem të qëndërzuar nuk ekziston dhe nuk ka një bilanc total se cilat janë asetet që përfaqëson sot ky sektor në vend, si dhe investimet që kryhen. Së fundmi Agjencia njoftoi se do të ndërtojë një sistem dixhitalizimi i cili do t’i shërbejë menaxhimit në mënyrë më efecientë të aseteve si dhe do të japë një panoramë të qartë mbi mënyrën sesi investohen paratë nga ujësjellësit përfshirë edhe subvencionet.

Ky sistem pritet që t’i kushtojë agjencisë 146 milione leke apo rreth 1.2 milionë euro edhe pse procedura është ende në fazë tenderimi dhe vetëm mbyllja e garës do të nxjerrë çmimin final.

“Ky digjitalizim do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njësia vendore dhe tek Shoqëria e saj për sa i përket funksionimit dhe mirëmbajtjes te sistemeve te furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Po ashtu, do të ketë një ndikim edhe më të madh tek çështja e riparimit të kapitaleve dhe zëvendësimin e të gjithë aseteve të sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në pronësi publike që ekzistojnë në këto njësi vendore, pasi ka shumë mundësi që ato të jenë shumë të vjetra dhe të pa mirëmbajtura.

Kjo ndërlikohet edhe më shumë nëse Shoqëria nuk ka zbatuar zyrtarisht një program për menaxhimin e aseteve të veta për sistemin e objekteve në pronësi të saj. Identifikimi, regjistrimi dhe vlerësimi i gjendjes së aseteve të Shoqërisë publike të ujësjellës-kanalizimeve në njësitë vendore është një veprim që duhet të ndërmerret urgjent dhe që kërkon vëmendje të plotë të Shoqërisë” thuhet në dokumente.

Katër do të jenë synimet e ndërtimit të këtij sistemi ku së pari zhvillimin e një platforme kombëtare të aseteve të ujësjellës-kanalizimeve dhe përdorimin e këtij informacioni për hartimin e programeve dhe politikave kombëtare të mbështetura në evidencë.

Së dyti bashkërendimi i përpjekjeve midis institucioneve në nivel qendror dhe vendor për përmirësimin e monitorimit të investimeve në këtë sektor dhe planifikimin në vijimësi;

Së treti kontroll dhe monitorim i projekteve të financuara nga buxheti i shtetit ose donatorë në fushën e ujësjellës kanalizimeve;

Së katërti programim të investimeve për sektorin bazuar në prioritetet e Masterplan dhe projektet e depozituara në AKUM.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of