Sistemi Informatik Financiar, KLSH: Nuk ka raporte mbi saktësinë e të dhënave

12/12/2019 10:00 AM 0 komente

Kontolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë nuk ka raporte periodike lidhur me outputin(produktin final) pasi të dhënat janë hedhur në këtë siste. Pika ku KLSH vë theksin është saktesia e cila duhet të jetë e tillë që të garantojë produkt cilësor final. Në një auditim të zhvilluar pranë Financave, KLSH është ndalur edhe tek Sistemi Informatik për të parë nga afër situatën.

“Në sistemin SIFQ janë të implementuara metodat e sigurimit të kontrollit të inputit me qëllim sigurimin e një produkti cilësor final, por nuk ka raporte mbi saktësinë e outputit. Nga auditimi u konstatua se mungojnë kontrollet periodike të outputit. Kontrollet kryhen vetëm në rastet kur ka sinjalizime për ndonjë parregullsi. Në rastin e fushës PERIOD_NAME nuk ka funksion të kontrollit të inputit. Grupi i auditimit testoi inputin në këtë fushë duke vendosur vitin 2022, e cila nuk përbën vlerë logjike për këtë fushë. Kjo vlerë u pranua nga sistemi” thuhet në raport.

I njëjti rekomandon edhe masat që duhet të merren për të zgjidhur këtë situatë. Në këtë kontakst KLSH i ka rekomanduat Ministrisë dhe Agjncisë Kombëtare të Shoqërisë së Inforrmacionit që të analizojnë rastin e konstatuar nga grupi i auditimit duke e shtrirë verifikimin edhe në fushat e tjera, duke dhënë zgjidhje të cilat të shërbejnë jo vetëm për rregullimet momentale të problematikës, por gjithashtu për krijimin e një kontrolli paraprak të këtyre inputeve edhe në vazhdimësi.

Po kështu lidhur me drejtorinë e IT është specifikuar që të plotësohen vakancat që vihen re në ministry. Sipas KLSH organigrama parashikon që të jenë të paktën 13 të punësuar pranë saj por në të vërtetë grupi i auditimit ka dalë në përfundimin se janë vetëm 9 të punësuar.

Rekomandime janë bërë edhe lidhur me zhvillimin e burimeve të brendshme, marrjen e masave për mënyrën sesi raportohet nga disa insitucione varësie siç është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe aspekte të tjera të lidhura me kuadrin rregullator.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of