Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola ka zbardhur në emisionin “Ekopolitikë” sistemin e ri të gjobave për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas tij, do të shkohet drejt një gjobe të personalizuar, ku do të mbahen parasysh disa kritere, mes tyre edhe tipi i makinës. Sipas Tolës, shkelësit më të mëdhenj të rregullave janë ata me makina luksoze. Tola paralajmëroi se kontrolle dhe gjoba do të ketë edhe gomat e mjeteve
Zbardhet në emisionin “Ekopolitikë”, sistemi i ri i gjobave të automjeteve në rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola ka deklaruar se për përcaktimin e gjobës në rast shkelje do të merren parasysh disa kritere, mes tyre edhe tipi i makinës dhe cilindrata e tij. Kreu i Policisë Rrugore ka deklaruar se do të nisin kontrollet edhe për gomat e automjeteve, pasi në shumë raste ato janë bëre shkak për aksidente.
Tola: “Po të shikosh semaforin, dy vite që ne i kemi mëshuar ndëshkimit të semaforit, nuk janë ata me makina të punës, me makina të vogla, me cilindrat të vogël, por këta që në një fare mase ia u rrit prepotencën dhe cilindrata e madhe e makinës”.
Hasho: “Dënoni mjetin apo po dënoni drejtuesin e mjetit?”
Tola: “Mund të qëllojë që një drejtues mjeti që nget një Fiat Punto ka 40 gjoba, ka 10 vjet si drejtues mjeti dhe mund ti ketë koefiçentët më të lartë se dikush që drejton një Mercedez luksoz. Gjoba është e personalizuar. Ne po shkojmë drejt një gjobe të personalizuar që bazohet në historikun çdo drejtuesi mjeti dhe nuk duam t’ia lëmë një patrulle të veçantë diku në një kthesë”.
Për sa i përket dëmtimit të automjeteve nga benzina pa cilësi, e cila pengon mjetet në kolaudim, përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve e pranoi se ky problem ekziston.
Berzhiku: “Mjetet që kanë më tepër problem sa i përket kontrollit të gazrave janë ato me benzinë. Njerëzit gjithsesi janë ndërgjegjësuar dhe të paktën në riparimin tyre në testin e dytë problemet i rregullojnë”.
Tola: “Në kontrollin teknik nuk ndahet kjo pjesë sa i takon kontrollit të karburanteve dhe sa i takon pjesës së automjetit”
Kreu i policisë rrugore ka bërë të ditur gjithashtu se brenda muajit të gjithë efektivët e policisë rrugore në terren do të jenë të pajisur me kamera në trup, ndërkohë që ka sqaruar se nuk do të ketë amnisti për gjobat e papaguara.
/Ora News
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.