Rrallë qeveritë përpiqen të ‘shmangin’ apo ‘shkurajojnë’ tatimin shtesë. Por kjo është pikërisht ajo që bëri Luksemburgu dhe Holanda së fundmi, pasi Komisioni Europian konstatoi që degët e shumëkombësheve në të dy vendet po paguajnë 20 deri në 30 milionë euro (23 – 34 milionë dollarë), që vlerësohet se është shumë pak. Komisioni argumentoi se trajtimi i favorshëm tatimor i firmave ishte i barasvlershëm me një subvencion qeveritar, dhe në këtë mënyrë i paligjshëm sipas rregullave europiane për ‘ndihmë shtetërore’, shkruan The Economist.
Të dy vendet u shqetësuan se vendimi do të pengojë investimet nga firmat e tjera të huaja. Vendimi shënon një përparim të rëndësishëm në luftën kundër shmangies së taksave nga juridiksioni-tregtar i shumëkombësheve. Komisioni nuk ra dakord me vendimin e mëparshëm në pushtet që autoritetet tatimore në Holandë kishin siguruar për një degë të Starbucks, një zinxhir kafenesh, duke konfirmuar se planifikimi i saj tatimor në vend ishte i ‘shëndoshë’ dhe me një siguri të ngjashme Luksemburgu kishte dhënë një njësi të Fiat Chrysler, prodhues makinash. Këto ‘letra pronësie’ janë të sakta në parim, tha komisioni, por në këto dy raste janë përdorur për të siguruar një trajtim preferencial.
Komisioni sugjeroi që të dy vendet kanë konspiruar në manipulimin e çmimeve të transferimit të të dy firmave shumat imagjinare, për të cilat, degë të ndryshme të së njëjtës firmë shesin mallra apo shërbime me njëri-tjetrin. Ai pohoi se një njësi financiare e Fiat në Luksemburg kishte dhënë kredi për divizione të tjera me çmime artificialisht të ulëta, duke ‘tkurrur’ të ardhurat e njësisë në mënyrë që ajo të paguante një të njëzetën e taksave që duhet të paguajë realisht.
Në të njëjtën mënyrë, komisioni tha se një degë holandeze e Starbucks kishte paguar shtrenjtë një njësi zvicerane për farat e kafesë dhe një britanike për ‘mënyrën e pjekjes së kafesë’.
Një apel i gjatë ligjor është i sigurt. Ndërkohë, komisioni po zhvillon hetime të ngjashme për marrëveshjet tatimore që përfshijnë dy gjigantë të teknologjisë, Amazon dhe Apple.
Cilido qoftë përfundimi i të katër rasteve, qëndrimi i komisionit pa dyshim që do të dekurajojë shumëkombëshet e tjera t’i drejtohen marrëveshjeve të tilla të komplikuara për të minimizuar tatimin e tyre, për kënaqësinë e vendeve më të mëdha të zhgënjyera nga faturat fare minimale të taksave të korporatave.
Sikundër shprehet një avokat holandez taksash: ‘Në qoftë se [shumëkombësheve] do t’i duhet të zgjidhnin, ato gjithmonë do të zgjidhnin të shmangnin gjykatat përpara se të shmangnin taksat’.