Pavarësisht se situata e Covid-19 është përkeqësuar lehtë, nuk do të ketë shtrëngim masash, deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve, ndërsa deklaroi se personat mbi 60 vjeç mund të bëjnë dozën e tretë, duke filluar nga 1 nëntori.
“Komiteti i Ekspertëve mendon se me gjithë këtë përkeqësim të lehtë, niveli i masave shtrënguese mbetet njësoj, masat shtrënguese u përgjigjen indikatorëve, tërheqim vëmendjen për zbatimin me rigorozitet.
Ne sugjerojmë që do vazhdojë të mbetet ërparësi mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës. Po ashtu vendosëm që personat mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë, jo më herët se 6 muaj kur kanë bërë dozën e dytë, duke filluar nga data 1 nëntor. Fëmijët mbi 16 vjeç bëjmë thirrje të vaksinohen me konsensusin e prindërve. Por edhe fëmijët 12-15 vjeç që kanë sëmundje, me ulje të imunitetit”.
Janë kryer mbi 1 milionë e 860 mijë
Në total, nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë kryer mbi 1 milionë e 860 mijë vaksinime, deklaroi drejtoresha e ISHP, Albana Fico
“222 për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë. Numri i bashkive të prekura është rritur. Raporti meshkuj-femra mbetet sërish 48% dhe 52%. Mesatarja dyjavore e rasteve të rënda të shtruara në spitale, është 20. Raporti i numri të fataliteteve është 1.6%. Vijon procesi i vaksinimit, me rritjen e numrit të vaksinave të aplikuara. Totali i vaksinimeve në vend është mbi 1 milionë e 860 mijë. Me një dozë janë vaksinuar 991 mijë dhe me dy doza 868 mijë.
Vaksinimi me të gjitha grupet e përcaktuara, u bëjmë thirrje studentëve që të vaksinohen. Të mos harrojmë e rëndësishme është mbajtja dhe respektimi i masave. Problematikë është fakti që qytetarët nuk i drejtohen burimeve të informacionit”.
vijon
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.