Situata nga koronavirusi, anulohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

17/03/2020 4:08 PM 0 komente

Zgjedhjet lokale të cilat ishën parashikuar në 12 prill në Maqendoninë e Veriut nuk do të mbahen. Për këtë vendim kanë rënë dakord kryetarët e paritve politike me presidentin Stevo Pendarovski gjatë një takimi të sotëm. Shkak është bërë përhapja e koronavirusit.

“Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet presidenti së bashku me ekspertët të vendosë në orët dhe ditët në vazhdim”, deklaroi përfaqësuesi i BDI-së, Bujar Osmani.

Në takim ishte i pranishëm kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kreu i VMRO DPMMNE Hristijan Mickovski, kryetari i ASH Zijadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. BDI-në e përfaqësonte Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti ndërsa PDSH-në Organ Ibrahimi dhe Frymëzim Dauti. Gjithashtu edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski, shkruan Alsat MK.

Deri më tani në vendin fqinj numërohen 26 persona të prekur nga virusi, 9 prej të cilëve në Dibër.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of