Pjesa dërrmuese e kontabilistëve që përgatisin dhe certifikojnë bilancet e bizneseve janë të palicencuar ose nuk përmbushin kërkesat ligjore. Situata kaotike është konstatuar pas një hetimi nga bordi i mbikëqyrjes publike.
Kontabilistët dhe kompanitë e auditimit janë linja e parë e mbrojtjes kundër pastrimit të parave apo evazionit fiskal.
Por kur ata janë jashtë ligjit, atëherë edhe bilancet e bizneseve që kanë certifikuar, janë të dyshimta
Kjo është një situatë kaosi që vazhdon prej gati 20 vitesh. Por bordi i mbikqyrjes kërkon ta ndryshojë duke I lënë afat 12 muaj cdo kontabilisti apo shoqërie auditimi që të plotësojë kërkesat e ligjit,
Bordi i mbikqyrjes është një institucion i ri, i ngritur me ndihmën e bankës botërore, pikërisht për të mbikqyrur dhe rregulluar tregun e subjekteve që përgatisin apo certifikojnë llogaritë financiare të biznesit.
Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ju si e vetmja reviste e mirefillte ekonomike duhet te thelloheni pak me shume para te publikoni artikuj te tille. Ky lajm duhet sikur eshte pergatitur per te goditur profesionistet dhe jo per te permiresuar cilesine e sherbimeve.
https://www.monitor.al/224511-2/