Gana është bërë vendi i parë që merr vaksinat e koronavirusit përmes iniciativës Covax.
Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) synon të sigurojë që vaksinat ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjitha shteteve.
Covax po synon të shpërndajë rreth dy miliardë doza të vaksinave në mbarë botën deri në fund të vitit.
Një total prej 600 mijë dozash të vaksinës, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit arritën ditën e sotme në kryeqytetin e Ganës, Akra.
Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (Unicef) thanë se ishte një “moment i rëndësishëm”.
“Ardhja e vaksinave të Covid-19 në Gana është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë”, thanë ata.
Vendi i Afrikës Perëndimore ka regjistruar më shumë se 80 mijë të infektuar dhe 580 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Këto numra besohet të jenë më pak se numri real për shkak të niveleve të ulëta të testimit.
Skema Covax ka mbledhur deri më tani 6 miliardë dollarë, por thotë se i duhen të paktën edhe 2 miliardë dollarë të tjerë për të përmbushur synimin e saj për vitin 2021./BBC