Skema Kombëtare në bujqësi, deri në shtator 1476 aplikime pranë AZHBR

04/10/2019 1:00 PM 0 komente

Skema Kombëtare ka arritur të tërheqë rreth vetes interes të lartë në bujqësi dhe blegtori. Të dhënat e fundit të përditësuara nga Agjencia e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural tregojnë se për të gjitha masat që mbështet kjo skemë ka pasur aplikime që në total kapin shifrën 1476. Në këtë shifër nuk përfshihen aplikimet për dorëzim prodhimi për anije peshkimi. Por sa është numri i aplikimeve nëse ndalemi tek tek gjitha masat?

“• Masa 1: Për tufën bazë të matrikulluar me dele/dhi, numri rendor i aplikimeve në fond ka ndryshuar nga numri rendor 513 në numrin              rendor 550 aplikime në fond;

  • Masa 3: Bletaria, numri rendor i aplikimeve në fond ka ndryshuar nga numri rendor 558 në numrin rendor 569 aplikime në fond;
  • Masa 5: Mbjellje ullishte, numri rendor i aplikimeve në fond ka ndryshuar nga numri rendor 213 në numrin rendor 248 aplikime në fond;
  • Masa 5.1: Përmirësimi ullishtesh të degraduara, vija e financimit ka shkuar në fund të listës, pasi ka patur skualifikime gjatë kontrollit administrativ të dosjes së aplikimit; numri rendor i aplikimeve në fond ka ndryshuar nga numri rendor 5 në numrin rendor 23 aplikime në fond;
  • Masa 6: Ujitje me pika, numri rendor i aplikimeve në fond ka ndryshuar nga numri rendor 37 deri tek numri rendor 86 aplikime në fond;
  • Masa 2: Mbështetje për dorëzimin e qumështit lëndë e parë në pikat e grumbullimit për fermat me lopë/të imta, dhe Masa 4: Dorëzim prodhimi për anije peshkimi, aplikimet janë në fond, sipas parimit “Kush sjell faturat i pari renditet i pari” njoftoi AZHBR.

Qeveria miratoi në fillim të vitit kriteret se si do të ndahet fondi i subvencioneve prej 5 milionë eurosh, i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Afro 4 milionë euro do të përdoren kryesisht për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit si dhe uljen e kostove të prodhimit nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit, açuget dhe sardelet e peshkuara, ndërsa një pjesë do të shkojë për mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale. Rreth 1 milion euro të tjera do të shkojnë si grante për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit”, dhe do të përdoret për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, për përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of