Drejtoria e Hetimit Tatimor bëri të mundur zbulimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të skemës mashtruese, ku disa subjekte që ushtrojnë këtë lloj veprimtarie (për arsye hetimi nuk jepen emrat e tatimpaguesve) në bashkepunim me njeri-tjetrin kanë ndërtuar skemën mashtruese të kreditimit të TVSH-së
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, në datën 30.06.2012 ora 14.00, u bë e mundur ndalimi i shtetasit B. Z per veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” te parashikuar nga nenet 180 dhe 190 të Kodit Penal. Materialet ju kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë.
Po kështu nga ana e strukturave të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në DPT dhe Drejtoritë e Hetimit Tatimor në rajone po punohet për identifikimin e shtetasve të perfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe dërgimin e tyre për ndjekje penale në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore përkatëse.
Nga Drejtoritë Rajonale Tatimore është duke u punuar për llogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore të papaguara nga këto subjekte dhe marrjen e të gjitha masave të parashikuara në ligj për mbledhjen e tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.