Krevatet inteligjente 360 të Sleep Number janë një takim i përvitshëm në CES dhe nuk munguan as këtë vit. Në panairin e teknologjisë në Las Vegas, Sleep Number njoftoi përditësimet e fundit të 360 Smart Beds (krevateve inteligjente), duke përmirësuar disa prej sensorëve të përfshirë dhe duke shtuar teknologji rreth tij, si drita dhe aksesorë për të lëvizur që quhen “smart furniture”.
Qëllimi, sipas Sleep Number, është të krijojnë krevate inteligjente më të leverdishme, në mënyrë që njerëzit të plaken në paqe apo të rikuperohen nga ndonjë sëmundje.
“Smart furniture” është një funksion i ri që rrethon krevatin inteligjent 360. Sleep Number thotë se është krijuar për të përmirësuar mënyrën se si flemë. Për shembull “smart furniture” përfshin disa funksione për përdoruesit që mund të kenë nevojë për një ndihmë më shumë për të rënë apo për t’u ngritur nga krevati.
Krevati inteligjent është i pajisur edhe me audio individuale dhe teknologji për të zvogëluar zhurmat dhe për të bllokuar zhurmën në mjedis, si dhe drita të përfshira, porta për rikarikimin dhe zona për vendosjen e sendeve. Krevati ka edhe një dritë ambienti, e krijuar për ruajtjen e ritmeve normale cikardiane –
Këtë vit, Sleep Number duket se dëshiron ta cilësojë krevatin 360 si një instrument potencial shëndetësor – edhe pse në kompleks, azhurnimet duket se përqendrohen te përsosmëria e aftësive inteligjente më shumë se te zbulimi i funksioneve të reja inovative. Sleep Number thotë se krevati i ri 360 mund të monitorojë vazhdimisht mirëqenien e përgjithshme të një personi, gjumin, problemet e gjumit kronik dhe të japë informacione dhe sugjerime në kohë reale për personin që fle dhe mjekët. Sleep Number thotë se në kohë, Inteligjenca Artificiale mund të identifikojë anomali dhe të njoftojë personin që diçka nuk shkon.
Sleep Number ka dhënë gjithnjë informacione mbi gjumin dhe raporte mbi mirëqenien, por kompania thotë se aftësitë zbuluese të përmirësuara i afrohen një të ardhme kur mund të njoftojë përdoruesit për sëmundje apo rreziqe të ndryshme (si apnea e gjumit apo ndonjë atak kardiak). Për të qenë më të qartë, kjo nuk do të thotë se krevatet Sleep Number mund të diagnostikojnë ndonjë nga këto gjendje shëndetësore tani. Kjo do të kërkonte autorizimin e FDA (Food and Drug Administration), që do të duhet të vlerësonte këtë lloj shërbimi,
Në një njoftim, Sleep Number vuri në dukje se krevatet e rinj inteligjente 360 do të mund të monitorojnë në mënyrë aktive temperaturën e trupit për të krijuar “mikroklimë”, si dhe të anojnë krevatin për të përmirësuar rrjedhën e ajrit duke ngritur kokën dhe duke mos sakrifikuar shtrirjen e shtyllës kurrizore.
Për personat e moshuar apo të sëmurë që flenë, Sleep Number thotë se mund të rregullohet edhe lartësia e krevatit për ta bërë më të lehtë hyrjen dhe daljen prej tij. Gjithsesi kjo nuk është aq argëtuese sa funksioni i ngrohjes së këmbëve që prezantoi në 2017, por aksesueshmëria dhe saktësia më e madhe janë gjithmonë të mirëpritura
Krevatet e rinj inteligjentë 360 dhe pajisjet inteligjente do të jenë të disponueshëm duke nisur nga viti 2023. Çmimi i krevateve do të nisë nga 1.099 dollarë, kurse për pajisjet inteligjente nuk ka informacione për momentin.
/ The Verge