Eksportet e mallrave të Sllovenisë u rritën me 4.4% nga viti i kaluar, për 5.83mld euro në tremujorin e parë të vitit, teksa importet u rritën me 4.1% në 5.70 mld euro, sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave të shtetit.
Slovenia regjistroi një suficit tregtar prej 127 mln në Janar-Mars teksa vlera e eksporteve tejkaloi me 2.2% vlerën e importeve.
Mallrat kryesore të eksportit ishin produkte nga grupi i makinave motorike dhe automjetet e tjera motorike, parimisht të disenjuara për transport të mallrave dhe personave.
Ato që udhëhoqën grupin në tremujorin e parë ishin nafta dhe vajrat e fituara nga mineralet.
Vetëm gjatë marsit, Sllovenia eksportoi 2.161 mld euro vlerë të mallrave, me një rritje prej 8.5% mbi të njëjtin muaj një vit më parë, ndërsa importet u rritën 7% me 2.047mln euro, raporton Sllovenia Times.