Shitësi me pakicë slloven Mercator arriti një fitim neto prej 10.6 milionë eurosh (12.4 milionë dollarë) në gjysmën e parë të vitit 2021, nga 69.2 milionë euro humbje në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Të ardhurat e konsoliduara të shitjeve ranë me 0.4% në bazë vjetore, duke arritur në 1.063 miliardë euro në janar-qershor, ndërsa të ardhurat nga shitjet me pakicë u ulën me 1.2%, në 849.8 milionë euro, tha Mercator në një depozitim në bursën e Lubjanës. Kompania regjistroi një EBITDA të normalizuar prej 92.4 milionë eurosh në gjysmën e parë, me 11.1%, në gjashtë muajt e parë të vitit.
“Përgatitja në kohë dhe e përgjegjshme për krizën e lejoi Grupin Mercator të ruajë tendencat pozitive të performancës. Mercator gjithashtu ka bërë një hap të madh përpara për sa i përket dixhitalizimit dhe personalizimit të ofertës, gjë që jep përparësi shtesë konkurruese” – tha kreu i bordit drejtues të Mercator, Tomislav Cizmic.
Asetet totale të grupit u tkurrën me 5.3% në bazë vjetore në 1.795 miliardë euro në fund të qershorit. Numri i të punësuarve u rrit me 1.6% në 20.704, me gjysmën e tyre të punësuar në Slloveni dhe gjysmën tjetër në njësitë e kompanisë në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Kroaci.
Foto: Shitësi me pakicë slloven Mercator