Të gjithë sytë në nxitjen e projekteve me fokus aderimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.
Kësaj here, SMART Balkans një projekt i financiar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë do të mbështesë në kuadër të kësaj thirrje 2 projekte në Shqipëri me shumën e grantit që varion nga 9.500 deri në 17.400 euro.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit SMART Balkans është të kontribuojë në forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe proceset integruese euro-atlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe rrjeteve të tyre për një rol më të fortë dhe aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi.
Sipas shpjegimeve të mëtejshme të këtij projekti, forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në rajon do të kontribuojë në krijimin e komuniteteve paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tyre, jo do të arrihet përmes bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe qeverisë dhe përmes ndërtimit të partneriteteve rajonale në të gjitha nivelet për të rritur ndikimin e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive në këto vende.
Pjesëmarrja e shoqërisë civile në proceset e zhvillimit të politikave është një nga përbërësit më të rëndësishëm të integrimit evropian.
Një nga objektivat e Smart Balkans është që projekti të mbështesë integrimin euroatlantik të rajonit dhe duke pasur parasysh se integrimi evropian nuk është vetëm objektiv individual i çdo shteti përfitues të projektit, por i rajonit, projekti synon të lehtësojë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin rajonal drejt atij qëllimi.
Objektivat specifikë të projektit janë:
- OShC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
- Partneritete të forta rajonale të zhvilluara ndërmjet vetë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me organizatat e tjera evropiane si dhe me autoritetet publike.
- Efektivitet i rritur i influencës qytetare për ndryshim përmes OSHC-ve që avancon sigurinë dhe stabilitetin si dhe qeverisjen e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
- Ndërgjegjësim i rritur i publikut mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore zhvillimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Grantet për media do të ofrojnë financim për projekte që lidhen me dy fushat tematike: a. Siguria & Stabiliteti; b. Qeverisja./ D.Hyka
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.