Smart City, e ardhmja e qyteteve

28/10/2019 12:01 PM 1 koment

Sipas Smart City Research Initiative 2019, i kryer nga shoqëria e kërkimit dhe analizave ESI ThoughtLab, në 100 qytete në botë, në 43% të rasteve është përmirësuar shëndeti i qytetarëve dhe në 45% të rasteve, është ulur ndotja e mjedisit. Rritet ROI, rikthimi i investimeve. Gjetjet e plota të studimit do të prezantohen në City Expo World Congress, nga data 19 deri më 21 nëntor në Barcelonë

 

Cilat janë avantazhet e një Smart City? Nëse një qytet është i lidhur, mund t’u ofrojë qytetarëve një sërë avantazhesh, ndër to përmirësimi i shëndetit dhe reduktimi i ndotjes. Por, jo vetëm: te qytetet e lidhura, rikthimi i investimit është i konsiderueshëm (ROI – Return on Investment) në drejtim të përfitimit financiar.

Këtë e tregon studimi “Building a Hyperconnected City”, i kryer nga shoqëria e kërkimit dhe analizave ESI ThoughtLab, nëpërmjet Smart City Research Initiative 2019. Kërkimi analizoi programet e smart city në 100 qytete në të gjithë botën për të kuptuar përfitimet e prekshme dhe rreziqet potenciale.

 

Çfarë është një Smart City

Një “qytet i lidhur” shfrytëzon teknologjitë e reja dixhitale për të transformuar dhe për të ndërlidhur zona strategjike të një ekosistemi urban, duke sjellë vlerë si ekonomike, edhe sociale për qytetarët e vet. Smart City përdorin teknologjitë e reja për të siguruar të njëjtat shërbime që u kanë ofruar gjithnjë banorëve të vet, por në mënyrë më inteligjente, të shpejtë dhe të pastër. Qytetet inteligjente në të gjithë botën po angazhohen në zhvillimin e teknologjive të reja për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tyre.

 

Smart City dhe avantazhet, rezultatet e 2019

Rezultatet paraprake të studimit të këtij viti treguan një kthim të konsiderueshëm të investimit (ROI – Return on Investment) në drejtim të kënaqësisë së përdoruesve, shëndetit publik dhe përfitimit financiar. Studiuesit konstatuan se përdorimi, gjithnjë e më i madh i teknologjive të reja dhe në zhvillim, rrit rrezikun që qytetet të preken ndaj krimit informatik. Sipas statistikave, qytetet e analizuara në vitin 2918 raportuan mesatarisht 3,4 milionë dollarë (3,11 milionë euro) në “cyber-losses” dhe më shumë se gjysma deklaruan se nuk ishin “mjaftueshëm të përgatitur” ndaj sulmeve informatike.

Shifrat janë pozitive – 38 % e Smart City regjistruan rritje të kënaqësisë së klientit pas zbatimit të programeve të mobilitetit inteligjent, ndërsa 45 % e qyteteve që zbatuan nisma mjedisore, apo energjetike inteligjente, raportuan përmirësim të shëndetit të qytetarëve dhe 44 % deklaruan se kishin ulur nivelin e ndotjes.

Ndryshimet teknologjike kanë qenë shumë të shpejta. WiFi publik, Internet of Things (IoT), cloud computing dhe teknologjia mobile tashmë janë përhapur kudo dhe përdoren nga më shumë se 90 % e qyteteve të analizuara në studim. Teknologji të tjera që përdoren zakonisht janë biometria (83 % e qyteteve), Inteligjenca Artificiale (82 %) dhe Blockchain (66 %). Robotët dhe dronët, 5G, realiteti i shtuar janë teknologji të tjera premtuese, ende në fazë eksperimentimi. Duke përdorur këto teknologji për të transformuar dhe për të ndërlidhur ekosistemin e tyre urban, liderët e qeverive duhet të synojnë të sigurojnë një mori përfitimesh për palët e interesuara.

 

Smart City dhe avantazhet, ROI pozitiv për rastet e analizuara

62 nismat e Smart City të analizuara treguan një rikthim pozitiv të investimeve, me fitime të mëdha, të cilat përfshijnë:

Mobiliteti dhe transporti – menaxhimi i pengesave (4,5 %) dhe taksimi i bllokimeve (4,3 %).

Energjia dhe uji – çmime fleksibël të energjisë elektrike (4,8 %), energjive të rinovueshme (4,3 %);

Mjedisi – përmirësimi i mbledhjes së plehrave (4,1 %), monitorimi në kohë reale i cilësisë së ujit (3,9 %).

Siguria publike – alarme për ndihmën e parë (5,6 %), sensorët e zjarrit (4,8 %), harta e krimit në kohë reale (4,7 %).

Qeverisja – licenca komerciale dixhitale (5 %), pagesa dixhitale (4,6 %).

Lou Celi, themelues dhe CEO i ESI ThoughtLab dhe drejtues i studimit tha se “sipas rezultateve të kërkimit, qytetet e lidhura, ato të cilat përdorin teknologjinë për të shndërruar dhe për të ndërlidhur asetet e tyre urbane, gjenerojnë një ROI pozitiv për ekonomitë e tyre, duke sjellë përmirësime të mëdha të kushteve të jetës dhe biznesit”.

ESI ThoughtLab do t’i prezantojë gjetjet e plota të studimit mbi Smart City në Smart City Expo World Congress, eventi më i madh në botë për sistemet urbane inovative, që do të zhvillohet në Barcelonë nga data 19 deri më 21 nëntor 2019, në Gran Via Exhibition Centre.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Anonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Bota ka ecur shume perpara po ketu ne vendin tone keto ide apo modernizime tingellojne e duken akoma utopi.Deshiroje uroj qe te aplikohen edhe ketu sa me mire e sa me shpejt,ndonese duhen nderruar edhe mendesite apo praktikat e mbrapshta qe zene fill qe nga lart e per popullin behen sinonimi i jeteses shqiptare .