“Me rritjen e kërkesës për energji diellore dhe ruajtjen e energjisë, lehtësia e instalimit të Smartflower +Plus do të jetë një ndryshim për sektorin”
Panelet diellore janë sigurisht e ardhmja. Sot po kërkohet një mënyrë për të përmirësuar gjithnjë e më shumë teknologjinë dhe … SmartFlower Solar ka krijuar panele inteligjente, të afta të ndjekin rrezet e diellit porsi një luledielli.
Këto impiante, të larta deri në pesë metra, hapen dhe mbyllen sipas rrugës së diellit. Ato gjenerojnë rreth 5.000 kWh energji në vit dhe prodhojnë deri në 40% më shumë energji krahasuar me panelet klasike. Një tjetër avantazh është edhe bateria e përfshirë (në versionin Smartflower +Plus) që i bën këto instalime edhe më të gjithanshme.
Bateritë mund të punojnë në temperatura ekstreme (nga -40°C në +60°C), ofrojnë deri në dyfishin e energjisë së përdorshme, kanë jetëgjatësi cikli 50 herë më të madhe dhe kohëra rikarikimi 100 herë më të shpejta se bateritë tipike plumb-acid. Sipas Boston Globe, në gusht 2021 janë instaluar rreth 350 Smartflowers në SHBA dhe 1800 në Europë.
“Kompanitë dhe instaluesit e paneleve diellore do t’u ofrojnë klientëve sistemin më inteligjent dhe më të bukur të sektorit. Me rritjen e kërkesës për energji diellore dhe ruajtjene energjisë, lehtësia e instalimit të Smartflower +Plus do të jetë një ndryshim për sektorin” – ka thënë kohë më parë, CEO i SmartFlower Solar, JimGordon. Një impiant Smartflower kushton rreth 25.000 e 30.000 dollarë, me kosto mesatare rreth 27.000 dollarë.
/ Everyeye.it