Smartphone-t e palosshëm: Një mënyrë e re për të bërë gjërat që duam
Kur telefonat e vegjël celularë filluan shiten në vitet 1980 dhe më vonë smartphone-t e parë, reagimi ishte i madh. Pajisje të tilla praktikisht tejkaluan të gjitha arritjet e mëparshme teknologjike dhe bota e telefonave celularë nuk ka qenë më kurrë e njëjtë. Ne vazhdojmë të jetojmë ndryshime të shpejta teknologjike. Duke ndjekur këtë ritëm, Samsung solli një risi në fushën smartphone-ve me prezantimin e Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G. Përveç një dizajni tërheqës, qëndrueshmërisë dhe një përvoje optimale të palosjes, të dy telefonat u ofrojnë përdoruesve mënyra unike për të punuar, parë dhe argëtuar.
Lehtësoni punën tuaj edhe kur jeni në lëvizje
Stili i përshpejtuar i jetesës ka rezultuar në nevojën për të kthyer përgjigje shpejt, për të reaguar menjëherë dhe për të zgjidhur probleme. Një tipar domethënës i pajisjeve të reja Galaxy Z është sigurisht Flex Mode, e cila lejon produktivitet maksimal dhe mundësinë e kryerjes së disa detyrave njëkohësisht pavarësisht se ku ndodheni. Taskbar i ri do të mundësojë kalimin më të lehtë midis aplikacioneve pa u kthyer në ekranin bazë dhe Multi-Active Window mund të krijojë hapësirë për deri në tre aplikacione.
Së fundmi, është një zgjidhje shumë e mirë për mjedisin tuaj të punës sepse, për shembull, në Galaxy Z Fold3 mund të hapni e-mailet tuaj në të njëjtën mënyrë si në desktopin tuaj. Gjithashtu, mund të bashkoheni në një video call në ekranin e sipërm të pajisjes ndërsa kontrolloni shënimet e takimit në pjesën e poshtme.
Shijojeni kohën e lirë
Pjesa më e mirë e ditës është kur i kemi përfunduar me sukses të gjitha detyrimet dhe kur më në fund mund të pushojmë dhe të shijojmë kohën tonë të lirë. Të shikosh filma dhe seriale, të luash lojërat e preferuara, të dëgjosh muzikë ose të lexosh libra me linjën e re të smartphone-ve Galaxy Z do të jetë një kënaqësi e vërtetë. Pse? Ekrani kryesor përmban teknologjinë Dynamic AMOLED 2X Super dhe altoparlantët stereo janë përmirësuar me teknologjinë Dolby Atmos e cila shpërndan tinguj me qartësi, thellësi dhe efekte hapësinore të jashtëzakonshme, pavarësisht se çfarë shikoni ose dëgjoni. Sidoqoftë, Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3 kanë një refresh rate prej 120 Hz, i cili rifreskon deri në dy herë më shpejt se më parë. Gjithashtu, ka një Hands-free mode e cila do të sigurojë relaks maksimal gjatë kohës që shikoni përmbajtjen tuaj të preferuar pa përdorur duart.
Përkundrazi, nëse doni të jeni produktiv në kohën tuaj të lirë dhe të krijoni foto ose video, patjetër që do të jeni në gjendje ta bëni këtë me të dyja pajisjet sepse ato kanë kamera të shkëlqyera 12MP me opsione me kënd ultra të gjerë dhe të gjerë. Një tjetër zgjidhje revulocionare është edhe opsioni Flex Mode, falë të cilit mund të bëni foto pa përdorimin e duarve. Madje me Z Flip3 5G mund ta mbani pajisjen të palosur dhe të bëjnë një fotografi të shpejtë ose një video, pikërisht nga Cover Screen duke përdorur Quick Shot.
Dizajnuar për të tejkaluar pritshmëritë
Gjenerata e re e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn elegant. Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3 janë të pajisur me xham mbrojtës Corning® Gorilla® Glass Victus i cili do të shpëtojë pajisjen tuaj nga të gjitha gërvishtjet dhe rrëzimet e paparashikuara. Të dyja pajisjet janë ndërtuar me Armor Alumin shumë të fortë dhe Cover Screen i tyre sigurohet me film mbrojtës të bërë nga PET. Ekrani Infinity Flex dhe teknologjia revolucionare e palosjes Hideaway Hinge sigurohet që të përballojë palosjen 200,000 herë. Për më tepër, risia novatore në lidhje me smartphone-t e rinj Galaxy Z është se ato janë telefonat e parë të palosshëm rezistent ndaj ujit (IPX8), teknologjia e të cilave bazohet në kushtet e provës për zhytje në 1.5 metra ujë të ëmbël deri në 30 minuta.
Lexoni më shumë rreth përfitimeve që smartphone-t e palosshëm sjellin në jetën tonë të përditshme në https://www.samsung.com/al/ .
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.