Galaxy Fold mund të ketë qenë një nisje jo e mirë. Samsung ka deklaruar se beson ende shumë te formati i ri i ekraneve të palosshëm, se dëshiron të investojë dhe, mbi të gjitha të ketë, një gjeneratë të re pajisjesh, në një fazë të përparuar, që do të dalin në treg mbase në vitin 2020 ose më vonë.
Gjatë konferencës për zhvilluesit që u mbajt këto ditë, Samsung tha se si është ideja e tij e re për telefonin që paloset, kësaj here vertikalisht, si telefonat historikë flip-phone, që ndër të tjera përbënin pajisjet e para në këtë sektor nga kompania në fillim të mijëvjeçarit. Prototipi i shfaqur në ekran, edhe pse pa një emër, është një telefon Android me një thyerje në mes, që mbyllet vertikalisht.
Samsung theksoi se është “e vendosur të luajë një rol pionier në sektorin e telefonave të palosshëm, duke investuar në zhvillimin e faktorëve të rinj në formë”. Samsung nuk është e vetmja që u ka hapur rrugën këtyre pajisjeve të reja, edhe pse nuk e ka bërë në kushtet më të mira. Samsung Fold u tërhoq me shpejtësi nga tregu, kur ishte ende në fazën e paraprodhimit për shkak të problemeve të shumta që hasën gazetarët dhe klientët kur testuan pajisjen e re.
Ndërkohë edhe Microsoft ka prezantuar një koncept pajisje, Surface Duo, që përdor dy ekrane 5,6 inç. Për përgjegjësin e produkteve në Microsoft, Panos Panay, formati me ekran të dyfishtë “është diçka e vërtetë” dhe do të dalë “shumë shpejt në treg”.
Ndërkohë që shitjet e telefonave celularë po bien, me një rënie të regjistruar nga IDC prej 2,3% në tremujorin e dytë 2019 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ekspertët presin që 5G t’i japë një nxitje tregut, mbi të gjitha me Apple që pritet të prezantojë në fund të vitit të ardhshëm modelin e saj iPhone 5G.