SoftBank investon 110 mln dollarë tek stratupi zvicerian i energjisë

15/08/2019 11:41 AM 0 komente

SoftBank njoftoi ditën e sotme se ka vendosur të bëjë investimin e saj të parë kundrejt një startupi energjitik. Vlera e këtij investimi shkon deri në 110 milionë dollarësh amerikanë, dhe ajo do t’i jepet startup-it zvicerian, Energy Vault.

Ky është investimi i parë i SoftBank kundrejt një startupi energjitik, ndërsa më përpara ajo njihet për investimet e saj (rreth 100 miliardë dollarë amerikanë) ndaj kompanive teknologjike të tilla si Uber, Wework dhe Slack.

Sistemi i funksionimit të Energy Vault përdor blloqe betoni të ricikluar të vedosura  në një kullë të lartë, nga ku mund të ruhet dhe të çlirohet energji.

SoftBank do t’i kryejë këto investime nëpërmjet Fondit “Vizion”, të lançuar në 2017. Përfaqësues të Fondit u shprehën se fitimet operacionale janë rritur me 66 për qind nga viti në vit në tremujorin e fundit, falë vlerësimit të këtyre startup-eve.

Ata thanë se investimet e saj me vlerë prej 66.3 miliardë dollarësh amerikanë në 81 firma teknologjike, tani kanë një vlerë prej 82 miliardë dollarësh.

Portofoli i Fondit “Vizion” deri më tani ka qenë kryesisht i përqendruar në kompanitë teknologjike të tilla si Uber dhe rivali i saj në Azinë Juglindore, Grab, firma të tilla si Slack  dhe Arm. Në korrik të këtij viti, SoftBank lançoi Fondin “Vizioni 2”, me vlerë prej 108 miliardë dollarësh amerikë, që do të shkojë kryesisht për kompanitë që zhvillojnë inteligjencën artificiale.

Burimi: CNBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of