Në kohë krizash ekonomike, njerëzit gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të bërë para. Po ju tregojmë vërtet një ide “të çuditshme”, por që ka dhënë prova se funksionon. Mos pretendoni që të bëheni të pasur, edhe nëse punoni 24 orë në 24
Për të fituar para nga sondazhet mjafton që t’iu përgjigjeni pyetësorëve të ndryshëm që zgjasin nga 2 deri në 30 minuta. Kaq. Zakonisht sa më i gjatë të jetë sondazhi, aq më shumë mund të fitoni. Shpërblimi mund të fillojë nga 0.30-1 euro për sondazhe që zgjasin pak minuta e deri në 15 euro për ata që janë më specialë dhe zgjasin rreth një orë. Përpara se sa të mbërrijmë te lista e sondazheve më të mirë online, mirë është që t’u përgjigjeni disa pyetjeve që i bën gjithkush që nis për t’i plotësuar.
Çfarë janë këto sondazhe për të cilat paguhesh
Sondazhet janë pyetje të thjeshta që bëhen online. Pyetjet janë të mbyllura dhe kanë të bëjnë me shijet tona, interesat, mendimet për një produkt, por edhe për çështje me rëndësi.
Përse duhet që të shpërbleheni për dhënien e përgjigjeve
Shumë sipërmarrje dhe shoqëri iu besojnë sondazheve me pagesë për të mësuar opinionin e publikut kur ato synojnë që të hedhin në treg produkte të reja, kur duan të përmirësojnë një të vjetër ose thjesht për të ditur opinionin tuaj mbi çështje të përgjithshme.
Çdonjëri prej jush, të paktën një herë, është telefonuar apo është ndaluar në rrugë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve, por ata që kanë pranuar, a janë përgjigjur me sinqeritet apo thjesht kanë kaluar kohën?
Kompanitë serioze e kanë kuptuar se nëse duan njerëz që iu përgjigjen pyetjeve në mënyrën e duhur, të kujdesshme dhe të vlefshme duhet të paguhen. Janë pikërisht opinionet ato që vlejnë realisht për kompanitë.
A të bëjnë të pasur këto sondazhe
Natyrisht që jo. Por, sigurisht është një mënyrë e mirë për të fituar ca para gjatë kohës së lirë dhe pa shumë mundim.
Çfarë nevojitet
Në fillim duhet të regjistroheni dhe kjo është falas. Kompanitë janë serioze dhe paguajnë vërtet. Të dhënat personale ruhen në bazën e ligjeve të rrepta të privatësisë. Nuk ka asnjë detyrim për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe çdo refuzim nuk ndikon te regjistrimet e sondazheve të tjera. Mund të çregjistroheni kur të dëshironi dhe të mos merrni më kurrë sondazhe.
Nëse vetëm dëshironi që të lexoni një recension të kuruar mbi portalin e sondazhit, klikoni te skeda, ndërsa nëse dëshironi të regjistroheni, atëherë e bëni te kutia e veçantë. Tek këto portale do të vini re se përdoren yjet për vlerësim, ku vota maksimale është pesë. Mund të regjistroheni te të gjithë portalet, nuk ka asnjë problem. Përkundrazi këshillohet që ta bëni këtë. Në sa më shumë portale që të regjistroheni, aq më shumë sondazhe do të merrni dhe aq më shumë para do të fitoni. Zakonisht këto faqe kërkojnë përdorues të rinj.
Shoqëritë kryesore të sondazheve
“GlobalTestMarket” është një nga portalet më të mirë të sondazheve me pagesë. Dërgon shpesh dhe paguan më mirë se konkurrenca. Paguan me çek dhe vlera e tyre mund të arrijë në 50 dollarë.
“Nielsen NetRatings” është një kompani e famshme kërkimesh në treg. Të shpërblen përmes sistemit të pikëve që transformohen në shumë dhurata edhe në qoftë se do të lidheni vetëm një herë në muaj. Kjo është një faqe shumë e sigurt dhe tërësisht falas.
“Ipsos” është një panel i famshëm sondazhesh që shpërblen pjesëmarrjen me blerje të vlefshme në shumë dyqane të ndryshme ose për ta dhënë kontributin tuaj për bamirësi.
“Toluna”, një tjetër portal i famshëm, ju shpërblen edhe me para. Ofron shumë mënyra për të grumbulluar pikë.
“MySurvey” ju shpërblen për ndihmën e dhënë me dhurata ose me shpenzime të vlefshme në shumë dyqane librash, muzike, elektronike, DVD, lojëra etj.
“Hiving” është një portal sondazhesh me origjinë franceze dhe opinionet i vlerëson me para.
“GratisPoints” është një tjetër sit që paguan në mënyra të ndryshme, si: “PayPal”, dhurata markash të njohura dhe dyqanesh të famshme, abonime, mp3, por edhe kuponë për lojërat virtuale më të njohura.
“Rewarding Ways” është një faqe amerikane sondazhesh ku ka shumë europianë që regjistrohen. Paguan duke filluar nga 1 dollar përmes “PayPal” ose “Payza”, por edhe me mënyra të tjera.
“Acop” është gjithashtu një faqe amerikane që dërgon sondazhe dhe që paguan me çek, por jo pa arritur vlera minimale 5 dollarë.
“Nextplora” dërgon sondazhe, vlera e të cilave llogaritet nga 0.30-2 euro.
“ODC Opinion People” një tjetër panel sondazhesh. Vlera e opinioneve mund të arrijë në 20 euro.
Tek “Opinion Surveys”, për çdo sondazh të kompletuar mund të marrësh pjesë në një shorte me vlerë 1,000 euro.
“TechSay” është një faqe e dedikuar tërësisht komunitetit të profesionistëve të IT-së dhe dërgon sondazhe me vlerë minimale 10 dollarë. Kujdes vetëm për profesionistët.
Rëndësia e sondazheve
Pjesa më e madhe e njerëzve janë “alergjikë” ndaj sondazheve, e megjithatë edhe ato janë të nevojshme. Parimi bazë nga i cili lindin sondazhet është: një instrument i drejtpërdrejtë dhe efikas për të marrë një “feedback” nga konsumatorët (nga publiku në përgjithësi).
Kjo nënkupton se sondazhet duhet të mbikëqyren, të jenë të qartë dhe të arritshëm nga të gjithë.
Rregulli kryesor që duhet të zbatohet është: Nuk duhet të përdoren sipas dëshirës, por të trajtohen në mënyrë korrekte.
Sondazhet mund të kryhen për çështje nga më të ndryshmet. Mund të përdorim sondazhet për të kuptuar nëse publikut i pëlqen faqja juaj e internetit, grafik, informacionet që shpërndahen, por edhe për aspekte të ndryshme të jetës. Pyetjet në sondazh duhet të jenë të formuluara saktë dhe qartë dhe të paraqesin një seri opsionesh dhe butonin e dërgimit. Mirë do të ishte që të shfaqej edhe butoni që lejon të shikohen rezultatet e arritura, kështu përdoruesit do të krijonin një ide të qartë.
Numri i përgjigjeve të kërkuara nuk duhet të jetë i madh, por natyrisht kjo varet nga natyra e pyetjeve.
Pozicionimi më i mirë për një sondazh është “home page” (faqja kryesore). Rezultatet duhet të jenë të dallueshme vetëm pasi të votohet dhe jo së bashku me sondazhin, pasi mund të influencojnë votën.
Sondazhet, edhe kur zëvendësohen nga të rinjtë, duhet të qëndrojnë në faqe për të dhënë informacione të dobishme.
Gjëja më e mirë do të ishte që të siguronit një votë-një përdorues. Kjo bëhet e mundur falë kontrollit të adresave IP të kompjuterit, por nuk është një zgjidhje tërësisht efikase.
mendim pozitiv.
Cfare duhet te bej