Kompanitë e Eurozonës pritet të ngadalësojnë ritmin e rritjes së çmimeve këtë vit, pasi perspektiva e tyre për kostot dhe kërkesën bëhet më pak e qartë.
Banka Qendrore Europiane (ECB) rriti normat e interesit për të pestën herë radhazi të enjten dhe tregoi se do të ketë rritje të tjera, duke pohuar sërish se do të mbante një qëndrim konstant në luftën kundër inflacionit të lartë.
Duke i ardhur në ndihmë përpjekjeve të ECB-së për të kontrolluar çmimet në rritje, komunikimi i saj tremujor me kompanitë e mëdha të Eurozonës tregoi se ata kishin ngadalësuar ritmin e rritjes së çmimeve dhe prisnin rritje më të vogla këtë vit.
Çmimet e shitjes kanë vazhduar të rriten, por me një ritëm të kontrolluar, të karakterizuar me një ndryshueshmëri midis sektorëve dhe një perspektivë të pasigurt.
Pritshmëritë e sipërmarrësve për rritjen e çmimeve në të ardhmen, arritën kulmin në fillim të vitit 2022 dhe që atëherë kanë qenë në rënie të vazhdueshme, me një ritëm më të vogël rritje krahasuar me 2023.
Mundësia që ata të rrisin çmimet do të varet nga ndryshimet, gjithnjë e më te pasigurta, të kostove të lëndës së parë si dhe nga ndjeshmëria ndaj çmimeve të kërkesës./Reuters, ECB