SONDAZHI NDËRKOMBËTAR I POVADDO: QYTETARËT KËRKOJNË POLITIKA DHE DIALOG MË GJITHËPËRFSHIRËS NË TRAJTIMIN E PROBLEMIT TË DUHANPIRJES
Rezultatet e një studimi ndërkombëtar të publikuara së fundmi nga Kompania Philip Morris International, treguan se qytetarët ndihen të papërfaqësuar me qasjet që institucionet shtetërore po ndërmarrin. Tetë në dhjetë të rritur të intervistuar, pra 82% e pjesëmarrësve në këtë studim, besojnë se zgjidhja më e mirë e sfidave globale gjendet duke qenë vizionar dhe bashkëpunues.
Povaddo, kompania e cila ka kryer kërkimin shkencor për PMI duke pyetur mbi 44.000 persona nga 22 shtete, ka pohuar se 88% e të intervistuarve mbështesin fort mendimin se kur ndërmerren vendime që ndikojnë në jetët e një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, ligjvënësit duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe qytetarëve që ata përfaqësojnë.
Nga ky studim u vu re se qytetarët mbështesin qasje më të ekuilibruara lidhur me rregullatorët e produkteve të duhanit. Një prej tyre që përfaqëson edhe të gjitha palët, reduktimi i dëmit, pati dhe mbështetjen më të gjerë. Më konkretisht nga studimi rezultoi se:
– 77% e qytetarëve të pyetur bien dakord se këndvështrimet që injorohen më shumë dhe kanë ndikimin më të lartë duhet të përfshihen në diskutimet e ligjvënësve;
– 75% e të intervistuarve mendojnë se pritshmëria për t’u shkëputur menjëherë nga substanca si nikotina nuk është realiste, ndaj dhe autoritetet shtetërore duhet të marrin hapat e nevojshëm për të reduktuar dëmin e përdorimit të tyre;
– Për më tepër, 72% e shoqërisë mendojnë se qeveritë e tyre duhet të konsiderojnë rolin e rëndësishëm që mund të luajnë produktet alternative për të arritur objektivën e një vendi pa duhan.
“Nëse duam që të trajtojmë sfidat që prekin shoqërinë, duhet të gjejmë një zgjidhje e cila funksionon edhe në praktikë, duhet të gjejmë një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të ekuilibruar,” shprehet Gregoire Verdeaux, Zv/President i Marrëdhënieve me Jashtë. “Diçka e tillë kërkon vendimarrje politike që merr në konsideratë fillimisht mendimin e personave që preken të parët nga ai ligj. Kështu mundësojmë që të gjitha palët të jenë të përfaqësuara, duke përfshirë ekspertë të fushës, kompani private, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të tjerë që japin kontributin e tyre për zgjidhjen e çështjeve në diskutim.”
Pavarësisht shoqërive gjithnjë e më të polarizuara në mbarë botën, sondazhi zbuloi një konsensus të fortë se gjetja e një terreni të mesëm për çështjet e diskutueshme mund të nxisë ndryshime të politikave dhe të mundësojë përparim:
– 90 % e të anketuarve besojnë se për të zgjidhur sfidat më urgjente shoqërore, liderët duhet të marrin në konsideratë të gjitha perspektivat – edhe ato që bien ndesh me të tyren.
– 88 % thanë se do të kishin më shumë gjasa të votonin për liderët që dëgjojnë të gjitha anët e një çështjeje dhe miratojnë qasje të ndjeshme që përmirësojnë jetën e njerëzve të zakonshëm.
Aktualisht, më pak se një e treta e të rriturve të anketuar (31 %) besojnë se pikëpamjet e tyre reflektohen në mënyrën se si qeveritë e tyre po i adresojnë çështjet kritike.
Përveç kësaj, sondazhi zbuloi se qytetarët janë të lodhur duke pritur për ndryshim dhe janë të gatshëm të bëjnë kompromis për t’i bërë gjërat të ndodhin.
– 76% besojnë se liderët duhet të ndjekin ndryshimet e politikave që mundësojnë përparim në çështjet sociale në vend që t’i rezistojnë ndryshimeve radikale që janë më të vështira për t’u zbatuar.
Më në fund qytetarët kërkojnë nga kompanitë dhe bizneset që të ndihmojnë për të sjellë një ndryshim të dukshëm.
– Rreth 85% e të intervistuarve besojnë se qytetarët dhe kompanitë që punojnë bashkë do të arrijnë një ndikim më të madh.
– Ndërsa 77% e tyre e mirëpresin ndërhyrjen e kompanive në çështjet me interes të lartë publik.
“Në shumë shtete, qytetarët ndihen të lodhur nga pengesat në zinxhirin e ligjvënies, dhe janë të gatshëm për një ndryshim konstruktiv. Në fushën e reduktimit të dëmit të duhanpirjes, kompania PMI ka disa vite që mbështet qasjen e cila vendos në prioritet interesin e duhanpirësve të rritur dhe ato të shëndetit publik. Duke patur një diskutim të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës, ne mund të përshpejtojmë objektivin për t’i dhënë fund cigareve. Momentalisht miliarda persona tymosin. Ndaj dhe është shumë e rëndësishme që të gjejmë zgjidhjet më të mira të cilat bazohen tek faktet shkencore”, përmbyll Verdeaux.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.