Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi edhe zyrtarisht se “U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar personalisht për vendimin e marrë në mbrëmjen e së premtes nga qeveria që ai e drejton, për heqjen e pjesshme të tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Pa votat e ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka iniciuar mocion mosbesimi për rrëzimin e Kurtit nga posti, Qeveria ka vendosur të heqë tarifën për lëndën e parë nga dy vendet e sipërpërmendura.
“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë”.
Kurse, sipas kryeministrit Kurti, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.
I sh-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës prej 100 % për lëndën e parë.
Haradinaj tha se me këtë Kurti ka humbur kredibilitetin tek parterët ndërkombëtar.
“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.