Falë funksioneve të zhvilluara, përsa i përket pamjeve dhe shumëpërfshirjes, K700 ofron më të mirën në riprodhimin e videoklipeve dhe kapjen e pamjeve, të cilat mund të ndahen me sukses me miqtë apo të afërmit nëpërmjet MMS me shumë pak click, falë teknologjisë Quick Share. Pamja e tij e veçantë e pagëzuar dual front, pak katrore por shumë funksionale ndan funksionet telefon nga ato fotokamera. Me fjalë të tjera, nuk është vetëm me një, por me dy pamje, nga njëra anë është telefon dhe nga ana tjetër aparat fotografik.Falë fotokameras së përfshirë VGA, është e mundur të shkrepen fotografi dhe të realizohen video. Objektivi i K700 ka një zmadhues dixhital 4X për marrjet e afruara, ndërkohë që funksionet photolight lejojnë përdorimin dhe në ambiente me ndriçim të dobët, si p.sh. diskoteka apo kafene. Fuqia e kujtesës së telefonit është e lartë: 32MB të përfshira që lejojnë të arkivohen deri në 450 pamje. Kështu, është e mundur të arkivohet brenda K700, një album i vërtetë fotografik. Natyrisht, përveç pamjeve, kujtesa e K700 do të mund të magazinojë dhe zilet (polifonike), videot, lojërat dhe programet Java. Faqja e telefonit paraqitet me një ekran TFT me 65.000 ngjyra (176×220 pixel), që jep më të mirën si në programet e fotove dhe lojrave, ashtu edhe në altoparlantin e përfshirë në të, që përmban edhe programet e ndërlidhjes si radio FM, player MP3, zilet polifonike dhe efektet zanore të lojërave. Radioja FM e përfshirë, e dëgjueshme nëpërmjet folësit të përfshirë në të, mund të ruajë deri në 20 stacione të preferuara. Përsa i përket ndërlidhjes, Sony Ericsson është një GSM triband 900/1800/1900 MHz, dhe GPRS Clasa 10 (4+2 slot). Përmban edhe të pamungueshmin ˜Bluetooth , lidhjen më të vjetër nëpërmjet rrezeve infra të kuqeve. Përmasat e tij janë të përmbledhura (99×46.5×19.5 mm për 90 gramë peshë). Bateria lejon të arrihet një autonomi prej 7 orësh bisedë dhe deri në një maksimum prej 360 orësh mbajtjeje ndezur. Sony Ericsson K700 do të duhet të jetë i disponueshëm në treg pas pak muajsh, pra në një periudhë të shkurtër, me një çmim që nuk është bërë i njohur akoma.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.