Muajin e kaluar, Sony kishte regjistruar si markë tregtare emrin e telefonit Sony Xperia Sola, ndërsa tani,
kompania e ka bërë publik këtë model telefoni, i cili bazohet në Android.
Sony Xperia Sola ka ekran të ndjeshëm në prekje me 3.7 inç Reality Display me Mobile BRAVIA Engine,
ndërsa modeli i ri i telefonit mbështetet me Android 2.3 Gingerbread dhe thuhet se i njëjti do të pajiset me Android 4.0 ICS.
Karakteristika të tjera të Sony Xperia Sola përfshijnë procesorin me dy bërthama 1GHz, plus XLOUD,
ndërsa pajisja mbështet edhe pagesat mobile me NFC, si dhe teknologjinë e kompanisë të njohur si Sony Smart Tag.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.