Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase, edhe pse që prej mesit të marsit janë të mbylluara për shkak të kufizimeve të Covid19 dhe mund të rifillojnë hapjen vetëm pas 18 majit.
Viti 2018 shënoi sërish rritje të numrit të tyreve, ndonëse kanë një normë të lartë të falimentimit. Sipas të dhënave nga INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.
Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.
Nuk është rastësi që vendet me numrin më të lartë të këtij aktiviteti, janë vende që ekonominë e tyre e kanë lidhur ngushtë me turizmin.
Kështu në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.
Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.
Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.
Edhe në vendet e Europës së Veriut, numri i bareve në raport me popullsinë është relativisht i ulët. Në Norvegji, për shembull, kishte vetëm 11 bare për 100 mijë banorë që jetojnë atje, në Gjermani vetëm 43, ndërsa në Belgjikë 108.
Për sa i përket vendeve të rajonit Serbia shënoi rekordin më të ulët, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kishte 47 bare për çdo 100 mijë banorë. Bosnje dhe Hercegovina ka një numër më të lartë se mesatarja e shteteve të BE-së me 169 bare për 1000 mijë banorë.
“Ia kalojmë” dhe botës
Krahasuar edhe me disa prej destinacioneve më popullore në botë, Shqipëria sërish ruan epërsinë për numrin e kafeve.
Ndër kryeqytetet me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë renditet Buenos Aires në Argjentinë, ku sipas WORLD CITIES CULTURE FORUM (kliko këtu), kishte 367 bare për 100 mijë banorë. Ndërkohë në vend të dytë rendit Romën, kryeqytetin e Italisë me rreth 331 bare për 100 mijë bare.
Tokio në Japoni përllogariste në rreth 217 bare për 100 mijë banorë sipas të dhënave të 2016-s. Madridi me 186, Brukseli me 148.3. Ndërsa numrin më të ulët e ka Stambolli, me 2.1 bare për 100 mijë banorë, bazuar në të dhënat e Dhomës së Tregtisë atje.
Shtohen baret, mbyllen restorantet
Ndërsa bar-kafetë vijojnë të mbeten një biznes i preferuar për shumëkënd, me klientët që mund të rrinë ulur për orë të tëra edhe duke konsumuar vetëm një kafe, nuk po ndodh e njëjta gjë me restorantet, ku duhet të mendohesh dy herë, pasi shpenzimi është më i lartë. Numri i tyre ka rënë ndjeshëm me 21% në 2018-n, sipas të dhënave të INSTAT, apo rreth 880 restorante më pak sesa një vit më parë.
Fati i bareve e restoranteve pas Covid-19
Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.
Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri dhe faktin që ato janë gjithë ditën të mbushura. Por, a e dinit që Shërbimet ushqimore dhe pijet janë një sektor mjaft i rëndësishëm i ekonomisë vendase, si për numrin e subjekteve, ashtu dhe peshën që ato kanë në punësim, sidomos për djemtë e rinj.
Nga 15 marsi, baret dhe restorantet kanë ulur qepenat dhe po punojnë vetëm restorantet me shërbim “dorëzim në shtëpi”.
Sektori që lidhet me shërbimin ushqimor dhe pijet, në strukturën e ekonomisë ka një peshë jo edhe aq modeste po të kemi parasysh që 16 për qind e ndërmarrjeve janë pikërisht kafe, bare, restorante.
Roli i tyre bëhet edhe më i rëndësishëm po të kemi parasysh punësimin në këtë sektor.
Të dhënat zyrtare të Insitutit të Statistikave tregojnë se shërbimi ushqimor dhe pije punëson mbi 47 mijë individë nga të cilët 40% janë të vetëpunësuar.
Tendenca nga viti në vit ka qenë ajo e uljes së numrit të ndërmarrjeve të kësaj kateorie ku nga 18, 785 që ishin në vitin 2016 arritën në 17, 507 në vitin 2018. Por teksa numri i njësive ka rënë numri i të punësuarve është rritur çka tregon se shumica e tyre janë konsoliduar si biznese më të mëdha. Një faktor që mund të ketë ndikuar në këtë aspekt është pjesa e rrjeteve të coffe shop dhe kafeneve në formë franchais që po lulëzojnë prej disa vitesh tashmë me marka të regjistruara.
Pesha e punësimit të kësaj kategorie në totalin e gjithë punësimit në vend llogaritet 9 për qind të ndërmarrjeve në ekonomi.
Në terma gjinorë të punësuarit e këtij sektori janë meshkuj kryesisht që në përqindje llogaritet rreth 64 për qind e totalit. Shumë djem të rinj punojnë si kamarierë, teksa mund të jenë duke ndjekur shkollën, apo nuk kanë gjetur një tjetër alternativë punësimi.
Sa i takon normës së fitimit tek ndërmarrjet e kësaj kategorie ajo ka rënë nga 12 për qind në vitin 2018 në 8 për qind në vitin 2018 ndëkrohë që informaliteti në këtë sektor llogaritet i lartë.
Për shkak te pesësh së rëndësishme në ekonomi, mbyllja e përkohshme e bareve e restoranteve dhe një valë falimentimi e më të vegjëlve në të ardhmen, që nuk do të arrijnë të përballojnë kriteret e reja të sigrisë shëndetësore, pritet që të kenë një ndikim të fortë social në vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ritmet e rritjes së të ardhurave buxhetore u ngadalësuan në tremujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e ecurisë së dobët të muajit mars. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave bënë të ditur se për 3-mujorin, buxheti arkëtoi gjithsej 163.8 miliardë lekë, me rritje…
Institucionet publike në vend nuk e njohin mjaftueshëm ligjin për prokurimet publike, diçka që i bën shpesh ato objekt ankimimesh. Të paktën në këtë përfundim ka dalë Komisioni i Prokurimit Publik i cili ka hartuar një listë me dhjetë gabime apo problematika që hasen më…
Revista “Monitor” kërkon të flasë me profesionistë të lirë në Shqipëri, të cilët duan të ndajnë me ne ndikimin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri të Tatimeve dhe pasojat mbi aktivitetin tuaj. A jeni një profesionist i lirë në Shqipëri dhe jeni prekur…
Pirateria televizive vijon të mbetet një nga problematikat që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka raportuar edhe gjatë vitit 2023 duke nënvizuar se po shihen disa modele sesi mund të kufizohet ky fenomen duke rishikuar ligjin. AMA nënvizon se ndryshimet e propozuara janë të praktikave…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dalë me një njoftim për cilësinë e mishit në Kosovës, pas pretendimeve të ngritura për sigurinë dhe cilësinë e mishit të eksportuar në Shqipëri nga një subjekt ekonomik vendor. Pas pretendimeve të ngritura për sigurinë dhe cilësinë e mishit…
Në Shqipëri, ndarja e mbetjeve bashkiake në burim është pothuajse inekzistente, pavarësisht nga detyrimi ligjor për të kryer këtë proces, ndërkohë që qeveria e Shqipërisë ka përqendruar burimet financiare në ndërtimin e inceneratorëve në kurriz të industrisë së riciklimit, thotë një analizë e Organizatës për…
Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të larta në artikuj që lidhen me industrinë. Në tremujorin e parë të vitit, industria e turizmit është në kulmin e përgatitjeve për sezonin e verës. Zakonisht në këtë…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Ekzaminimet e para mjekësore me skaner në Shqipëri në vitin 1995 janë kryer në klinikat private. Sektori privat mjekësor është gjithashtu ndër të parët që po përdor Inteligjencën Artificiale dhe sistemet e automatizuara. Sa ka arritur t'i reduktojë kostot për mbajtjen e personelit mjekësor përdorimi…
Aktiviteti ekonomik i sektorit privat në Bashkimin Europian, u rimëkëmb fuqishëm në prill, i udhëhequr nga kërkesa e fuqishme për shërbime, megjithëse prodhimi vazhdoi të tkurret.…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Ndërsa fillojnë bisedimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të rënë dakord për traktatin e parë botëror, për të reduktuar rritjen e mbetjeve plastike, kryesuesi…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Profesionistët e burimeve njerëzore, zbulojnë përfitimet e tendencës virale 'chronoworking', duke supozuar se të gjitha palët mund të jenë fleksibël. Tendenca më e fundit e karrierës,…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…