Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot për të shqyrtuar dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Në rend të ditës është Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore dhe ai për zbatimin e Lehtësirave Doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të shqyrtoj dy marrëveshje mes të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në rend të ditës është Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore dhe ai për zbatimin e Lehtësirave Doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave, që parasheh të hap pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
“Projektligji nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë dhe Projektligji nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave”, thuhet në njoftim.
Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00.
Ditë më parë ministrja shqiptare e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.
Sipas saj, marrëveshja i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave.
Ndër të tjera, Ibrahimaj kishte thënë se ky Projektligj parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
Po ashtu, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati pati deklaruar se përmes ratifikimit në Kuvend të dy marrëveshjeve do të zbatohen lehtësirat doganore.
Kujtojmë se, Qeverisë e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë gjatë takimit të përbashkët më 26 nëntor 2021 në Elbasan kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.
Në mbledhje u nënshkruan 13 marrëveshje.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.
- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
- Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
- Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
- Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës
- Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.
- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.