Southampton FC në 2014 regjistroi për 2014 një fitim fiscal për herë të parë që kur klubi i futbollit të Premier League hyri në administratë në 2009.
Fitimi i ekipit në aktivitetet e zakonshme pas tatimit ishte 33.4 milion paund(49.4 milion dollarë) në vitin që u mbyll në 30 qershor, në krahasim me një humbje prej 7.1 milion paund në periudhën e një viti më parë, tha ai në një deklaratë.
Miliarderi zviceran Katharina Liebherr, aksioneri kryesor i cili trashëgoi klubin pas vdekjes së babait të saj Markus në 2010, ‘demonstroi mbështetje dhe angazhim të vazhdueshëm’ duke akorduar hua klubit një shtesë prej 20 milion paund pas fund-vitit, tha Southampton.
Southampton kishte në qershor një borxh prej 50 milion paund dhe fatura e saj e pagave u rrit me një të tretën në 55.2 milion paund.
Të ardhurat u rritën 47 për qind në 106 milion paund, kryesisht udhëhequr nga të ardhurat televizivet. Klubi, i menaxhuar nga ish-lojtari i Holandës dhe Barcelonës, Ronald Koeman, po konkuron në sezonin e tij të dytë në Premier Ligën, kampionati më i madh i futbollit për nga shitjet. Ai renditet aktualisht në vendin e gjashtë.
Të ardhurat e transmetimeve kërcyen 70 për qind në 79.4 milion paund. Të ardhurat e televizioni i janë drejtuar një rritje të mëtejshme nga 2016-17, kur të hyjë në fuqi një e drejtë e re transmetimi.
Premier Liga në shkurt njoftoi se i ka shitur Mbretërisë së Bashkuar të drejtat televizive në një cikël tre-vjeçar që fillon në 2016 për një rekord prej 5.14 miliard paund. Sky Plc dhe BT Group Plc dakorduan të paguajnë 70 për qind më shumë se snë periudhën aktuale.