Spanja po planifikon t’i kthejë të gjitha autostradat e saj publike në rrugë me pagesë brenda një periudhe tre vjeçare.
Qeveria në Madrid thotë se çdo shofer duhet të paguajë për përdorimin e autostradave, duke mos ia lënë në dorë vetëm shtetit mirëmbajtjen e tyre.
Sipas planeve të reja, shoferët do të duhet të paguajnë për të përdorur të gjitha autostradat e Spanjës me shpejtësi të lartë, si dhe rrugët e tjera kombëtare dhe rajonale.
Sergi Saurí është Drejtor në Qendrën për Inovacionin në Transport, një grup kërkimor me qendër në Barcelonë.
Ai thotë se prezantimi i një skeme të tillë do të ishte një ndryshim rrënjësor, por është diçka që spanjollët e kanë pritur në fakt se do të ndodhte.
“Në disa vende, ky është një sistem i krijuar tashmë. Dhe gjithashtu përveç asaj që është e zakonshme në vendet e tjera europiane, të gjitha ato para nga taksapaguesit do të shkojnë në mirëmbajtjen e rrugëve dhe autostradave”.
Tarifë e sheshtë vjetore apo pagesa për përdorim?
Një çmim i sheshtë për një vit do të thotë që shoferët mund të paguajnë një tarifë vjetore dhe të përdorin rrjetin sa herë të duan, dhe alternativa është pagesa për kilometër. Ai mendon se pagesa për përdorim është një prej zgjidhjeve më të mira mjedisore.
“Ju do të taksoheni për aq sa do ta ndotni ambientin. Pra në fund të ditës ka shumë kuptim që ju të taksoheni dhe të paguani në bazë të distancës kilometrike që do të bëni”./Euronews